U nda nga jeta 17 vjet më parë, përkujtohet ikona e muzikës popullore Fitnete Rexha

113 563 lexime

77,347FansaPëlqeje

“Artistja e Merituar” Fitnete Rexha, në vitin 1961 ishte një ndër këngëtaret më të njohura të muzikës popullore të Shqipërisë së mesme, të muzikës popullore qytetare tiranase.

Vajza më e vogël e Bab Rexh Delisë “Hero i Popullit”, familja krutane e të cilit njihet për vlerat e traditës, kultivonte prej shumë brezash këngën popullore.

Rreth moshës 15 vjeçare ajo këndon dhe regjistron këngët e para popullore në Radio-Tirana nën shoqërinë e grupit orkestral të Shqipërisë së mesme të drejtuar nga Muharrem Gura dhe Skënder Reka. Orkestrina përbëhej nga muzikantet Skënder Reka-fisarmonikë, Liu i Nushit dhe Çerçiz Mehmeti në violinë, Reshit Shehu në dajre, Mustafa Zyberi në klarinetë, Riza Selita në kontrabas, Emil Miloti dhe Fadili i Ansamblit të Ushtrisë në kitarë.

Fillimisht fillon punë si këngëtare në Estradën e Tiranës dhe më pas aktiviteti i saj si këngëtare u zhvillua tërësisht pranë A.K.V.P-së në Tiranë deri në daljen në pension në vitin 1981. Ndër këngët më të bukura të kënduara prej Fitnete Rexhës përmendim: “Te selvitë e Namazgjasë”, “Qënke veshur me të bardha”, “Mun aty tek shtatë zymbylat”, “Dy të bukurat në nji derë” etj.

Regjistrimet muzikore të saj gjenden sot kryesisht pranë Radio-Tiranës.

Akademik. Prof. Çesk Zadeja ka thënë se sa herë të dëgjohet kënga popullore e Shqipërisë së Mesme, gjithmonë do të kujtohet këngëtarja Fitnete Rexha.

ru.do/ Fjala

Të fundit

A është Fjolla Morina shtatëzanë? Kjo është çështja më e rëndësishme në Gjykatën e Kukësit

Lajmi se këngëtarja shqiptare Fjolla Morina u arrestua pasi në çantë iu gjetën dy pistoleta në Doganën e Morinës...

Zbardhet lista e kanditatëve të PD-së në Qarkun Durrës,ja emrat që do të shkojnë drejt zyrtarizimit

Partia Demokratike duket se është drejt përzgjedhjes së emrave për kandidat në zgjedhjet e 25 prillit 2020. Oerd Bylykbashi, një prej figuravemë të rëndësishme të...

OBSH sjell skemën e re: 156 vende të botës i bashkohen skemës për vaksinën

Synimi i COVAX është që në fund të vitit 2021 të shpërndajë 2 miliardë doza vaksinash në të gjithë botën, duke u dhënë prioritet...

Profesorët nuk përgjigjen

Ismail Kadare

Elbasan/ Arrestohen dy shpërndarësit e drog*s, sekuestrohen 42.000 lekë

Ditën e sotme policia ka arrestuar dy shtetas që posedonin dhe shpërndanin lëndën narkotike. Më pranga kanë rënë shtetasit D. P., 25 vjeç dhe R....

Lajme të tjera

Web TV