Pandemia/ Çfarë ndodh në spitalin “Shefqet Ndroqi”, dëshmitë rrënqethëse të të shtruarve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Publikohen për herë të parë pamjet brenda spitalit “Shefqet Ndroqi”, i cili prej disa kohësh është kthyer në Covid 2. Me dhjetëra qytetarë me tubat dhe oksigjenim në hundë, shfaqen në gjendje të rëndë, në luftë të vazhdueshme për mbijetesë. Ajo çfarë bie në sy mes të shtruarve, si një shenjë e trishtë dalluese pothuajse te të gjithë, janë të nxirat nga vigonat në duart dhe krahët e tyre. E vetmja mënyrë përmes të cilëve marrin serumet dhe ilaçet për tu rikuperuar. Numri i hospitalizimeve vijon të rritet në dy spitalet Covid në vend, i shoqëruar me shifra të larta fataliteti, ku gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 6 pacientë.

Nga Ina Allkanjari

Disa beteja fitohen, disa humbin përgjithmonë. Ndodhemi brenda spitalit “Shefqet Nroqi”, i cili prej disa kohësh tashmë është kthyer në Covid 2, ku janë të hospitalizuar me dhjetra qytetarë të prekur nga virusi vdekjeprurës, në luftë për mbijetesë. Ministria e Shëndetësisë publikon për herë të parë pamjet nga brenda këtij spitali, ku shpesh numërohen edhe viktima të cilët i mposht virusi i rrezikshëm COVID-19. Kjo është vija e parë e luftës, aty ku shumë prej pacientëve janë në gjendje kritike për jetën dhe mjekëve u duhet të harrojnë veten për tju ardhur në ndihmë, duke vrapuar mes pacientësh të infektuar. Pacientët e shtruar janë të grupmoshave të ndryshme, shumë prej tyre kanë probleme shëndetësore bashkëshoqëruese, çfarë e bën gjendjen e tyre edhe më delikate.

Me tubat dhe oksigjenin në hundë, ku shumë prej tyre nuk arrijnë të marrin frymë lirshëm, disa prej pacientëve nuk munden ti japin përgjigje pyetjeve të mjekëve, rreth shëndetit të tyre. “Si jeni”, një pyetje drejtuar njërit prej pacientëve, i cili dergjet në shtratin e spitalit më vështirësi në frymëmarrje. Asnjë përgjigje nga pacienti, nuk mund të flasë, gjendja e tij është tejet e rëndë. Shefja e Shërbimit të Pneumologjisë, prof. Silava Bala afrohet drejt një tjetër pacienteje, si për ti dhënë zemër në këtë luftë të vazhdueshme. “Ia ke hedhur, e di ke 4 ditë që ke ardhur dhe ti sot po më shef mua”, i thotë Bala njërës prej pacienteve. Ajo çfarë bie në sy mes të shtruarve, si një shenjë e trishtë dalluese pothuajse te të gjithë, janë të nxirat nga vigonat në duart dhe krahët e tyre. E vetmja mënyrë përmes të cilëve marrin serumet dhe ilaçet për tu rikuperuar.

Disa pacientë ndonëse të pafuqishëm përpiqen të shfaqin entuziazëm, pasi tashmë duket se janë drejt mundjes së virusit.  “Jam shumë shumë më mirë se ditën e parë që kam ardhur”, shprehet një paciente femër e cila tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore. Shpresa në sytë e tyre duket qartazi, ndonëse përreth duhet të shohin pacientë me shenja të ndryshme shëndetësore, një ndër pacientet e shtruar, me pak fuqi dhe optimizëm të mbetur përsërit: “Doktorët do më shpëtojnë, do më çojnë tek familja”. Drithëruese, por kjo është e vetmja dëshirë që pacientët që luftojnë çdo ditë me jetën kanë, të rikthehen në shtëpi pranë familjarëve.

Pas publikimit të pamjeve brenda spitalit covid 2, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, i bën apel qytetarëve që të respektojnë rregullat, në mënyrë që mos të rrezikojnë jetën e tyre dhe të njerëzve më të dashur. Gjishtashtu shefja e Shërbimit të Pneumologjisë në spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, prof. Silvana Bala ka bërë një apel për qytetarët: “Asnjëherë mos mendoni që kjo sëmundje është e lehtë. Është shumë e rëndë, është shumë e vështirë. Këta persona që shihni këtu, kanë qenë të shëndoshë, por në një moment, janë në vështirësi me jetën”, tha prof. Bala.

Lexo edhe :  "Mona ka pak probleme me kthjelltësinë"/ Meta se kursen Kryemadhin pas deklaratave

 Humbjet e jetës

Ndërkohë fatkeqësisht në shifrat ditore të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë mësohet se gjatë 24 orëve të fundit në dy spitalet Covid në vend nuk kanë mund të mbijetojnë 6 pacientë. Bëhet me dije se nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një 62 vjeçar nga Tepelena, një 63 vjeçar nga Lezha, një 70 vjeçar nga Mati dhe 3 qytetarë nga Tirana; një 73 vjeçare, një 81 vjeçar dhe një 82 vjeçar.

 Situata epidemiologjike

Numri i rasteve të reja ditore të personave të infektuar me virus vijon të jetë në rritje. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 639 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ndërsa 146 persona janë konfirmuar pozitiv me Covid. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është: 76 raste në Tiranë, 23 në Krujë, 11 në Fier, 7 në Durrës, 6 në Kukës, 5 në Elbasan, 4 në Shkodër, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Kamëz, Malësi e Madhe, nga 1 rast Has, Kavajë, Lushnje, Pukë, Tepelenë, Bulqizë. Nga ana tjetër, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 79 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3695, që nga fillimi i epidemisë. Mësohet se mjekët e familjes në të gjithë vendin po monitorojnë çdo ditë personat aktivë me Covid-19, që janë të izoluar në banesë. Ministria e Shëndetësisë vijon të deklarojë se në rast se jeni i prekur dhe keni shenja të lehta të sëmundjes, kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 me mjekun tuaj të familjes. Gjithashtu në rast se simptomat përkeqësohen, kontaktoni Urgjencën Kombëtare 127, e vetmja strukturë që bën referimin dhe transportin drejt spitaleve COVID.

 Shtrimet në spital

Ende mbetet shqetësues rritja e numrit të pacientëve të cilët kanë nevojë për hospitalizim. Ndonëse më herët Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se jemi drejt hapjes së Covid 3 dhe Covid 4, duket se dy spitalet aktuale janë drejt ezaurimit të kapaciteteve. Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 115 pacientë të konfirmuar pozitivë, 16 pacientë janë në terapi intensive, 5 prej të cilëve të intubuar. “Ju informojmë se në dy spitalet Covid po vijojnë të trajtohen edhe 14 pacientë të cilët kanë qenë pozitivë me Covid-19 dhe aktualisht janë negativizuar, megjithatë vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Ndërsa vazhdojnë të trajtohen sipas protokolleve përkatëse edhe pacientë të dyshuar të prekur nga virusi i rrezikshëm. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore”-thuhet në reagimin zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë. Teksa thekson se kur është e mundur të lejojnë punonjësit të punojnë nga shtëpia për të minimizuar kontaktin mes tyre dhe përhapjen e infeksionit. “Virusi është ende mes nesh, dhe ne mund ta mposhtim atë vetëm nëse ndryshojmë sjelljen tonë të përditshme duke respektuar rregullat e vendosura ne normalitetin e ri”, njofton Ministria e Shëndetësisë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Rritet numri i pensionistëve më 2023, por jo përfitimet!

Rritja e numrit të pensioneve të pleqërisë u përshpejtua në vitin 2023, me ritmet më të larta të gjashtë viteve të fundit. Sipas të dhënave...

Lajme të tjera

Web TV