Përse nuk u përmbys Enver Hoxha? Ja si përgjigjet Parid Turdiu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Parid Turdiu, djali i Qazim Turdiut shprehet në një intervistë për gazetën fjala se një pjesë e shqiptarëve e kundërshtuan komunizmin, por ata humbën luftën për arsye të brendshme dhe të jashtme.

Ai shton më tej se Enveri ishte tepër i shkathët për të mos u ruajtur me një kryengritje për të rrëzuar regjimin dhe se ajkën regjimi e mbante të survejuar.

Shqipëria vuajti 46 vjet nën sistemin komunist. Për pos të tjerave a është faktor populli shqiptar që lejoi dhe nuk kundërshtoi instalimin e regjimit diktatorial komunist?

Montanelli e ka quajtur Shqipërinë parakomse “Albania mille e una”, – pra kishte një mijë lloje shqiptarësh.  Një pjesë e shqiptarëve e kundërshtuan komunizmin, por humbën luftën, për arsye të brendshme dhe të jashtme dhe u asgjësuan.  Shqipëria nuk duhej ta kishte zgjatur aq shumë stalinizmin, por ishte dhe ngelet dominoja e fundit, në të gjitha drejtimet, para dhe pas komunizmit.  Është lloji i vendit. Vendet nuk ndryshojnë.  Dikush do jetë i fundit, apo jo?  Për më tepër Enveri vrau njerëzit e gabuar.

A kishte desitentë Shqipëria? Si ka mundësi që në një vend që sot numri i të persekutuarëve rezulton shumë i madh, në fakt nuk pati asnjë përpjekje serioze që të kundërshtohej ai sistem, madje edhe të eleminohej Enver Hoxha?

Numri i të përsekutuarve mbahej, me plan, aq sa mund të kontrollohej.  Nuk ishte i lartë, por i shumë trumbetuar që të tmerroheshin të tjerët.  I lartë ishte numri i të ngacmuarve, por jo direkt të persekutuar. Janë dy gjëra të ndryshme: një puç pallati që eliminon kreun për ta zëvendësuar me një tjetër, – Enveri ishte tepër i shkathët për të mos u ruajtur; – me një kryengritje për të rrëzuar regjimin.  Deri në ndërprerjen e ndihmës kineze (1978) jetesa e shumicës së popullit erdhi duke u përmirësuar (nisur nga një bazë afër zeros). Kryengritja kërkon një shumicë njerëzish; ndodhi me 1990-92.  Disidentë individualë kishte, të pashpallur, se shpallja presupozon një gradë lirie fjale. Në ambientin ku qarkulloja unë ishte qesharake të ndjeje dashuri për partinë, bile edhe ndër bijtë e nomenklaturës.  (Dashuria ishte për privilegjet.)  Por ata ishin “ajka”.  Ajkën regjimi e mbante të survejuar, te jet të trembur.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Meta denoncon në Prokurori: Më kanë vjedhur hard diskun në zyrën e PL!

Kreu i PL, Ilir Meta ka denoncuar në Prokurorinë e Tiranës se në zyrën e Partisë së Lirisë, persona...

Tavo zbulon nëse do të kandidojë për PS në Himarë: Kemi shumë punë përpara

Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo ka komentuar në një prononcim për mediat mbledhjen e këshillit bashkiak të Himarës, ku Blerina Bala u votëbesua për...

Jam i Kuq

Nga Edison Ypi Kam kujtu se jam i zi. Por kam rrejt veten. Nuk jam i zi. Jam i kuq. Kam fakte që nuk jam...

Blerina Bala kryetare e komanduar, analisti bën paralajmërimin e bujshëm: Nëse Beleri…

Këshilli Bashkiak i Himarës, me 15 vota pro dhe 4 kundër komandoi Blerina Balën si drejtuese të bashkisë Himarë. Juristi Kreshnik Spahiu tha në një...

E keni menduar ndonjëherë? Zbuloni çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni çdo ditë supë

Edhe pse supa konsiderohet si një ushqim i mirë për rastet kur keni temperaturë ose ndonjë sëmundje tjetër, duhet të dini se kjo varet...

Lajme të tjera

Web TV