Vijon puna në Kakavijë për kalimin e emigrantëve, pakësohen radhët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Radhëve të gjata në pikën kufitare të Kakavijës po u vjen fundi. Pavarësisht se ka kaluar ora 22:00, pala greke ka rënë dakord me autoritetet e kufirit shqiptar për të vazhduar punën edhe pas këtij orari.

Tashmë ka mbetur edhe 700-800 m varg automjetesh dhe sipas përllogaritjeve dhe ritmit, radha do të përfundojë për 3-4 orë.

Në çdo një orë në kufi kalojnë 160-170 automjete, të cilat prej 5 ditësh po prisnin në pikën kufitare të Kakavijës. Mësohet se pala greke për të përfunduar procesin ka shtuar staf mjekësor për marrjen e tamponëve për qytetarët që kalojnë kufirin.

Deri në këto momente në total kanë kaluar kufirin 3481 qytetarë dhe 1467 automjete.

Pas 5 ditësh në pritje mes mungesës së ujit dhe kushteve të higjienës, emigrantët shqiptarë po kalojnë kufirin për të udhëtuar drejt qyteteve greke ku ata jetojnë dhe punojnë.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Prezantohet projekti i kampusit të Akademisë së Futbollit Manchester City

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, mori pjesë në ceremoninë e prezantimit të projektit të kampusit të Akademisë së Futbollit...

18 prill 1590/ Xhamia Blu, kryevepra islame që rivalizoi Shën Sofinë e të krishterëve

Xhamia e Sulltan Ahmedit e njohur ndryshe si Xhamia e kaltërt ose Xhamia Blu, është nje xhami në Hipodromin e Kostandinopojës ose në Stamboll Ky...

​​NASA po kërkon ndihmë për të sjellë në Tokë mostra shkëmbi të mbledhura në Mars

Sjellja e mostrave të shkëmbinjve të mbledhura nga Perseverance në Mars në Tokë do të jetë më e gjatë dhe më e shtrenjtë se...

Historia e shkencëtarit Benjamin Franklin: njeriu i vetë-krijuar i shekullit XVIII

Nga syzet bifokale te rrufepritësit, nga soba te parashikimet e motit: të gjitha shpikjet e Benjamin Franklinit, gjeniut më eklektik të shekullit të tetëmbëdhjetë. Le...

Coachella 2024: Gratë shpëtojnë imazhin, festivali vuan një krizë identiteti

Shitjet e biletave mund të kenë mbetur prapa për javën e dyfishtë dikur të pamposhtur, por një sërë aktesh femrash të këndshme për turmën...

Lajme të tjera

Web TV