Klaudia Pepa së shpejti pjesë e filmit italian (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Klaudia Pepa, balerina shqiptare më në fund do të realizojë ëndrrën e saj. Ajo do të jetë pjesë e filmit “Reverse”, projektit më të fundit të Giuseppe Lepore për Bielle Re.

Filmi do të fillojë xhirimet në 17 gusht (sot) në Abruzzo, në përputhje të plotë me të gjitha kërkesat e shëndetit dhe sigurisë, në periudhë pandemie.

I shkruar nga skenaristi francez Guillaume Pichon, ky projekt do të drejtohet nga Mauro John Capece dhe ka karakter thriller ligjor, që do t’ju lërë të gjithëve pa fjalë.

Skenari flet për një vrasës serial, psikopat, që vret gjithmonë duke përdorur një thikë blu. Pas tij do të jetë një inspektor policie, i cili, i bindur se çmenduria e tij është e gjitha një trillim, duke e marrë në pyetje do të çojë në rrëfimin e kthjellët të vrasjeve të tij!

Thrilleri ku interpretojnë Corinna Coroneo dhe Adrien Liss, ndër të tjera, do të shënojë debutimin e shqiptares Klaudia Pepa bashkë me Beppe Convertini.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Klaudia, e cila është shprehur mjaft e emocionuar për këtë projekt.

“Dua të ndaj me ju një lajm të bukur. Më në fund, ëndrra ime u bë realitet”, shprehet ajo në një postim në rrjetet sociale.

Të fundit

“Është cënuar siguria kombëtare”/ Gogu: Të nisë urgjent hetimi për Monika Kryemadhin!

Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Toni Gogu u ka bërë thirrje organeve hetimore që të nisin hetimin për deputeten...

Një ditë pasi la spitalin, Papa Françesku kryeson shërbesën e së Dielës

Papa Françesku drejtoi një shërbim të së Dielës së Palmës një ditë pasi u lirua nga spitali pas një periudhe bronkiti dhe i kërkoi...

Veliaj flet për pastrimin në Tiranë/ I dhamë fund tymit kanceroz që vinte nga mbetjet

Kryetari i bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj, në videomesazhin e kësaj fundjave jave foli për pastrimin e kryeqytetit. Veliaj tha se institucioni që ai...

Sekuestrohen mbi 17 mijë euro në Rinas, procedohet 31-vjeçari

Në pikën kufitare të Rinasit u bllokuan ditën e sotme mbi 17 mijë euro. Policia thotë se është proceduar poseduesi i tyre, një 31-vjeçar, i...

Kush do të jetë fituesi i BBV? Olta i shkrin të gjithë me përgjigjen

Olta Gixhari u largua mbrëmjen e djeshme nga “Big Brother VIP” pas 100 ditëve qëndrim. Malli për të birin bëri që një ndër konkurrentet...

Lajme të tjera

Web TV