Merkato, hapet “drita jeshile” për Kukësin, mbetet “dritë e kuqe” për Partizanin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Verilindorëve u hapet dera për të bërë merkaton, kryeqytetasit ende presin lajm nga CAS-i. Një “po” e një një “jo”. Kështu mund të cilësohet me pak fjalë ajo që po ndodh me dy klubet shqiptare, Kukësin dhe Partizanin, të cilat kanë parë, për arsye të ndryshme, t’u bllokohet merkatoja në hyrje për të paktën një vit. Për verilindorët, shkak ka qenë çështja e futbollistit Filip Zderiç, i cili e ka fituar që në janar gjyqin me Kukësin, që duhet të paguajë rreth 55 mijë euro me gjithë kamata.

Klubi verilindor nuk pati paguar, sikurse FIFA kishte sugjeruar, dhe merkatoja e tij u bllokua. Por burime pranë Federatës Shqiptare të Futbollit pohojnë posaçërisht për Fjala.al se kjo pagesë është shlyer dhe organizmi që qeveris futbollin botëror ka hapur dritën jeshile për klubin shqiptar dhe tanimë trajneri Skënder Gega mund të marrë frymë lirisht sa u përket përgatitjeve për sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, mbetet ende e bllokuar merkatoja për Partizanin, për shkak të çështjes së ndërlikuar të Erald Çinarit, me klubin e kuq që është ndëshkuar nga FIFA pas padisë së klubit kroat të Istras. I kontaktuar nga Fjala.al, përfaqësuesi ligjor i Partizanit, Gerald Burba, ka pohuar se ende nuk ka një përgjigje nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS), por kjo përgjigje pritet në ditët në vijim.

Një gjë të tillë e konfirmojnë për Fjala.al edhe burime në Federatën Shqiptare të Futbollit, të cilat sqarojnë se ende nuk kanë marrë dritën jeshile për të lejuar Partizanin të përfshihet në merkato, aty ku të kuqtë e kanë të ndaluar si për këtë verë, ashtu edhe në janarin e vitit të ardhshëm. Ru.Do/ Fjala

Të fundit

Fluturime direkte me Amsterdamin/ Transavia nis bashkëpunimin me aeroportin e Tiranës

Qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë direkt drejt Amsterdamit, falë fillimit të operimit të linjës ajore të mirënjohur Transavia. Me...

Kërkesa të shumta nga të huajt për apartamente ditore/ A i rriti turizmi qiratë?

Çmimet e apartamenteve me qira kanë regjistruar rritje të konsiderueshme, sidomos gjatë vitit të kaluar. Referuar Indeksit të Çmimeve të Konsumit të INSTAT, Gushti i...

Si të shmangësh shpërqëndrimet dhe të kryesh gjithë detyrat e ditës në kohë rekord

Sa herë të ka ndodhur të mbetesh mbrapa me punët e tua e t’i shtysh për kushedi sa ditë, vetëm se je shpërqëndruar? Psikologët...

A kanë bërë s*ks në ‘BBV3’? Ilnisa zbulon të vërtetën

Ilnisa Agolli, e cila është eliminuar prej lojës së ‘BBV3’, krijoi një romancë dashurie brenda shtëpisë me Meriton Mjekiqin, i cili është ende pjesë...

Sali Berisha është Sali Berisha

Nga; Agron Gjekmarkaj Tani pas fjalimit poetiko panegjerik shtrëngohem t’i jap një përgjigje ! Partia nga vjen Petrua është parti europiane se u themelua me 8...

Lajme të tjera

Web TV