Pediatrja e njohur Lira Gjika përmes një statusi në rrjetet sociale, shprehet se shprehja e edukatoreve dhe dadove: “Mos u bëj merak, unë e kam si çunin tim”, nuk e qetëson fëmijën, por përkundrazi e shton pasigurinë, që ndjen fëmija kur shkëputet nga nëna.
Sipas pediatres, fëmija kur dëgjon këtë shprehje mendon që nëna e tij nuk e do dhe do ta lërë me këtë gruan tjetër.
Postimi i plotë:
“Mos u bëj merak, unë e kam si çunin tim”. I thotë dadua apo edukatorja nënës të fëmijës, për ta qetësuar dhe siguruar që e mban mirë fëmijën, që i është bësuar. Dadua apo edukatorja, vertetë mund ta mbajnë mirë fëmijën, por shprehja, që ato përdorin nuk e qetëson fëmijën, por përkundrazi e shton pasigurinë, që ndjen fëmija kur shkëputet nga nëna. Sa do i vogël të jetë fëmija, kur shkëputet nga nëna i rritet shkalla e ankthit. Ai nuk e kupton pse nëna e çon në çerdhe apo kopësht. Pse duhet ta mbajë një njeri, që nuk e njeh. Këto pikpyetje te fëmija provokojnë gjëndje alarmi. Dhe kur shtohen dhe shprehje të tilla të pakujdesshme, që mbase nënën e qetësojnë, por fëmijën vetëm e trembin. Fëmija kur dëgjon këtë shprehje, që “e dua si fëmijën tim”, mendon,që nëna e tij nuk e do dhe do ta lërë me këtë gruan tjetër. Kini kujdes prindër, të rritur, zgjidhini fjalët jo vetëm për tu qetësuar vetë, por edhe për të mos rritur shkallën e ankthit të fëmijës. Me ankthin nuk bëhet shaka. Lira Gjika
/En.Br./Fjala.al