Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka prezantuar këtë të mërkurë emrat e disa prej ministrave në qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut.
“Qeveria e re duhet të bazohet tek parimi i konsensusit të gjerë,” tha Ahmeti duke shtuar se “palët e koalicionit duhet të marrin vendime të drejta për përmirësimin e jetës së qytetarëve.”
BDI-ja do të drejtojë disa prej ministrive më të rëndësishme, siç është ajo e Financave dhe Ekonomisë, Ministrinë e Jashtme, kreun e Kuvendit si dhe disa ministri të tjera me rëndësi për jetën politike e shoqërore të RMV-së
Postet që do drejtohen nga BDI-ja:
- Kryetari i Kuvendit- Talat Xhaferri
- Ministria e Jashtme- Bujar Osmani
- Ministria e Financave- Fatmir Besimi
- Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër për Sistemin Politik-Artan Grubi
- Ministria e Ekonomisë- Kreshnik Bekteshi
- Ministria e Ambientit Jetësor-Naser Nuredini
- Ministria e Shoqërisë Informative dhe Administratës (Proces në konsultim për gjetjen e drejtuesit/es).
Pas arritjes së marrëveshjes me BDI-në, Zoran Zaev tha se e vlerësonte “mençurinë, durimin dhe përkushtimin” e Ahmetit në arritjen e kësaj marrëveshjeje, duke pranuar se pakti përfshin votimin e një kryeministri shqiptar në fund të mandatit.
“Ne si partnerë koalicioni kemi rënë dakord që 100 ditë para zgjedhjeve, partitë me propozim të BDI-së të caktojnë një kandidat për kryeministër. Kjo është në kuadër të ndërtimit të mirëbesimit”, theksoi Zaev.
La.MI/Fjala.al