Moldavia shpall listën për ndeshjen me Kosovën, 3 lojtarë janë pa skuadër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

UEFA ka konfirmuar se ndeshja Moldavi-Kosovë do të luhet në stadiumin “Enio Tardini” në Parma të Italisë. Kjo ndeshje është programuar për t’u zhvilluar më 3 shtator 2020, duke nisur nga ora 20:45. Në fakt, shumë më herët ishte vendosur që ndeshja të luhej në Parma. Por ndërkohë UEFA e hoqi Parmën si vend se ku do të zhvillohej ndeshja, duke krijuar dilema për vendin.

Kjo për arsye se Moldavia ka refuzuar që të organizojë ndeshjen në territorin e saj për faktin se nuk e njeh Kosovën. Moldavët pretendojnë që edhe ndeshja në të cilën Kosova është vendase të luhet në terren neutral. Por një mundësi të tillë e ka përjashtuar Federata e Futbollit e Kosovës. Me ndeshjen në Parma nis paraqitja e Kosovës në edicionin e dytë të Ligës së Kombeve të UEFA-s.

Ndryshe nga edicioni i parë, në të cilin garoi në Ligën D (niveli më i ultë), Kosova tani do të garojë në Ligën C, në nivelin e 3-të, aty ku është edhe Shqipëria. Kosova është në grupin e tretë së bashku me Greqinë, Slloveninë e Moldavinë. Me Greqinë, Kosova duhet të përballet më 6 shtator 2020 në Stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës. Por të gjitha ndeshjet duhet të konfirmohen pas situatës së rëndë të krijuar nga epidemia e “Covid-19”.

Moldavia ka nisur përgatitjet për ndeshjen ndaj Kosovës, ndonëse kanë mbetur edhe disa javë. Të martën, trajneri i Moldavisë, Engin Fërat, ka publikuar listën e gjerë për dy ndeshjet e shtatorit. Fërati ka ftuar gjithsej 28 lojtarë, ndërsa gjysma e tyre luajnë jashtë Moldavisë. 11 prej tyre luajnë në skuadra moldave, kurse 3 lojtarë aktualisht janë pa skuadër.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Kancelari i ri gjerman: Do të ndërtojmë ushtrinë më të fortë në Evropë!

“Rishikimi i politikave dhe prioritetet e reja, që synojnë ripërtëritjen e premtimit të prosperitetit për të gjithë përballë sfidave...

“Jam bërë vegjetarian”, Alizoti pendohet për deklaratën “do e ha të gjallë Ramën”

Tomor Alizoti është kthyer në ‘vegjetarian’ pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit. Teksa po i drejtohej selisë blu për takimin...

Deve dhe Tesla Cybertruck të kuqe, pritja madhështore e Trump në Katar

Presidenti Donald Trump u prit ngrohtësisht në ndalesën e dytë të udhëtimit të tij katër-ditor në Lindjen e Mesme, teksa mbërriti në Doha të...

Noka akuzon qeverinë: U blenë karta me 10 mijë euro që qytetarët të mos shkonin në votime

Flamur Noka duket se nuk e ka kapërdirë dot këtë humbje të thellë të PD-së në zgjedhjet e 11 majit, duke ngritur akuza për...

VIDEO: Kur Berisha zotohej se do largohej nëse humb zgjedhjet

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit vërtetuan dejuro urrejtjen e shqiptarëve ndaj Sali Berishës dhe axhendës së tij politike me interesa të ngushta për mbrojtjen...

Lajme të tjera

Web TV