Pas disa ditësh negociatash, kreu i LSDM-së, Zoran Zaev dhe kreu i BDI-së, Ali Ahmeti shpallën dje marrëveshjen për bashkëqeverisje në Maqedoninë e Veriut.
Ndërkohë që janë mësuar dhe dikasteret ministrore që do të drejtoj Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) e udhëhequr nga Ali Ahmeti.
Burime të ‘Euronews’ brenda BDI-së emrat e drejtuesëve të dy diskastereve të rëndësishme, atë të Zëvendës Kryeministrit të Parë dhe të Ministrit të Punëve të Jashtme.
Postin e Zëvendës Kryeministrit të Parë do ta mbajë Artan Grubi, ndërsa Bujar Osmani pritet të drejtojë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut.
Tashmë është zyrtare se BDI-ja e drejtuar nga Ali Ahmeti do të udhëheqë këto dikastere:
- Ministrinë e Punëve të Jashtme
- Ministrinë e Financave
- Zëvendës Kryeministër i parë dhe Ministër për sistem politik
- Ministrinë e Shoqërisë Informative dhe Administratës
- Ministrinë i Ekonomisë
- Ministrinë e Ambientit Jetësor
- Kryeministrin në 100 ditëshin e fundit të Qeverisë 2020-2024
/En.Br./Fjala.al