Haradinaj kusht LDK-së për qeverinë: Dua postin e Presidentit, ndryshe shkojmë në zgjedhje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish- kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka vendosur kusht qeverisë dhe LDK-së për postin e Presidentit.

Haradinaj ka thënë se AAK duhet të ketë Presidentin, kandidaturë për të cilën e ka shpallur vetë ose vendi do të shkojë në zgjedhje.

Sipas Haradinajt, brenda koalicionit është e papranueshme që LDK të ketë edhe kryeministrin, edhe presidentin.

“Aleanca është para dy zgjidhjeve, të dyja shumë të vështira. E para është që të vazhdojë të jetë pjesë e pushtetit dhe e vendimmarrjes, por ta kushtëzojë me marrjen e një pozicioni vendimmarrës të presidentit edhe ajo është logjika pse Këshilli Drejtues i AAK-së më ka dhënë autorizim të negociojë edhe për çështjen e presidentit, me qëllim që ne të mos përjashtohemi nga tavolina e marrjes së vendimeve.

Pra, ne nuk rrisim pushtet me marrjen e presidentit, por ne vetëm ruajmë mundësinë e të qenurit në tavolinë aty ku merren vendimet. Unë jam në pozitë me të vështirë me PDK-në, sepse presidenti dikur ishte në PDK. Mirëpo, unë mendoj edhe për PDK-në, shpresoj se do ta kem mirëkuptimin edhe nga ata, sepse në këto situata të ndjeshme, nëse Aleanca duhet të jetë partner, duhet t’i jepet mundësia të ketë vendimmarrje.

Përndryshe, vetëm sa për ta mbajtur në jetë një qeveri për pak pushtet, për Aleancën ne e dimë rrugën që të shkojmë në shtëpi, se e kemi ditur edhe në të kaluarën, ja do të shkojmë në zgjedhje”, ka thënë Haradinaj në një intervistë për Radio Evropën e Lirë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Moti i keq në vend/ Ministria e Mbrojtjes jep detaje mbi situatën

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje mbi situatën në vend për shkak të motit të keq, të reshjeve të...

“Drejtësia vonon por nuk harron”, Salianji letër- përgjigje nga qelia 6

Ish-deputeti Ervin Salianji, i cili ndodhet në burg për çështjen e “Babales”, ka bërë një deklaratë të re nga qelia. Në një letër të...

Gazetari i drejtohet Berishës: Hetoni vjedhjen brenda shtëpisë para se të përballeni me…

Gazetari Basir Çollaku ka denoncuar përmes një statusi në rrjetet sociale, atë që ai e konsideron si farsën që po zhvillohet në zgjedhjet e...

Shakaja e papritur e Biden për zjarret në Los Anxheles, ja reagimi epik i Kamala Harris

Presidenti Joe Biden po bëhet viral pasi bëri shaka gjatë trajtimit të një çështjeje shumë serioze, zjarret në Los Anxhelos dhe njerëzit po kanë...

Njihuni me vjehërrit më të mirë të zodiakut

Ujori Ujori është një person i qetë dhe i ftohtë. Ai nuk ka asnjë problem me ndonjë diversitet. Nëse burri apo gruaja që zgjidhni është...

Lajme të tjera

Web TV