Finalet europiane, Presidenti Duka flet për Sky Sport

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka dhënë një intervistë eksluzive për median prestigjoze “Sky Sport”. Nga Lisbona, ku ai ndodhet për të ndjekur dy finalet e mëdha të Europa League dhe Champions League, Presidenti Duka ka folur për futbollin në kohë pandemie, objektivat e Kombëtares shqiptare me trajnerin Reja në krye, për futbollistët shqiptarë që luajnë në Itali, suksesi i Igli Tares si drejtues i Lazios, etj.

– Jemi këtu ne Lisbonë me Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit z.Armand Duka, në cilësinë e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s për të ndjekur finalen e të dielës. Si e shikoni? Për cilën skuadër bëni tifozllëk? Apo nuk mund të na e thoni?

– Në fakt nuk bëj tifozllëk për asnjë nga dy skuadrat finaliste të së dielës, pasi jam një tifoz i Milanit. Milani nuk është këtu, por e shikoj finalen si një ndeshje mes dy klubesh të mëdha që e kanë merituar të vijnë deri në finale. Jam i lumtur që në fund ne u rikthyem te futbolli dhe kemi arritur t’i mbyllim të gjitha aktivitetet. UEFA është e vetmja konfederatë në botë që ka arritur t’i mbyllëtë gjitha aktivitetet, edhe për këtë jam i lumtur, për këtë organizim.

-Ekipi kombëtar shqiptar drejtohet nga një trajner i yni, Reja. Ka një lidhje miqësore, gati vëllazërore nga ana e Shqipërisë. Pas De Biasit erdhi Panucci, tani Reja.

– Ka kohë që kemi italianë si trajnerë. Shumë futbollistë shqiptarë luajnë në Itali edhe e njohin më mirë edhe mentalitetin. Jemi mësuar. Edhe me De Biasin, me kualifikimin në Euro 2016, që për ne shqiptarët ishte si të arrinim yjet. Mëkat që ishte kjo periudha e virusit, e pandemisë COVID-19, na e ka vështirësuar aktivitetin tonë por kemi të njëjtin objektiv me Rejan, që të kualifikohemi në Euro 2024. Shpresojmë që ta arrijmë me një italian tjetër në stol.

Lexo edhe :  Kryeministri Rama ndan pamjet nga Shkodra: Pranverë në liqenin e kryeqytetit të Veriut

-Sa i përket merkatos ka më shumë futbollistë shqiptarë në Itali, si Berisha, Strakosha, Gjimshiti, gjithashtu edhe Tare si drejtor sportiv?

– Tare është kthyer në pikë referimi, i cili me buxhet minimal ka arritur suksese me ekipin e Lacios në vitet e fundit. Sigurisht që ka ndihmuar futbollistët shqiptar të afrohen tek Lazio apo dhe në skuadrat e tjera italiane. Kemi shumë talente të rinj që luajnë në Itali siç është rasti i Kumbullës, por kemi edhe të tjerë që janë të perspektivës. Kështu që shpresoj të kemi më shumë futbollistë në Seria A.

-Po sa i përket finales së të dielës, si është parashikimi juaj?

– Sa i përket finales së të dielës, asaj të UEFA Champions League, është e vështirë që të parashikosh, mendoj sipas meje që Bajer Mynihu është një skuadër më e konsoliduar, por është një finale dhe gjithçka mund të ndodhë në një ndeshje të vetme.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Liverpool mposht Atalantën por eliminohet nga Europa, Leverkusen mbetet e pathyeshme

Atalanta nxjerr jashtë Europës Liverpoolin. Skuadra bergamaske u mposht 0-1 në shtëpi nga “The Reds”, por kualifikohen në gjysmëfinale...

Roma triumfon sërish ndaj Milanit dhe kualifikohet në gjysmëfinalen e Europa League

Roma kalon në gjysmëfinalet e Europa League, ndërsa eliminon Milan-in, pas fitores me rezultatin e përgjithshëm 3-1 të dy ndeshjeve çerekfinale. Pas takimit në “San...

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem, ja çfarë u ndodh këtyre 5 shenjave të Zodiakut

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem dhe fillon zyrtarisht sezoni i shenjës së dytë të kalendarit astrologjik. Kjo ditë do të sjellë ndryshime...

Çfarë është “mashtrimi i së ardhmes? Flamuri i kuq në një raport në çift

Është normale të imagjinoni një të ardhme me dikë që ju intereson, sidomos pasi takimi i parë ka shkuar shumë mirë dhe jeni në...

“Ajo që po bën Meta nuk është sjellje politike”/ Çani reagon ashpër: Ish-presidentit …

Gazetari Arian Çani në një intervistë për një emision televiziv ka komentuar deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë ndaj SPAK. Ai theksoi se kjo...

Lajme të tjera

Web TV