Lazio merr Muriqin, ja sa do të paguhet

113 563 lexime

120,178FansaPëlqeje

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës është pranë kompletimit të një transferimi te Lazio, në Serie A. Mediet në Itali kanë raporuar se Vedat Muriqi do të firmosë një kontrate 5-vjecare me Lazion nga e cila do të përfitojë 2 milionë euro në sezon. Sulmuesi shtatlartë vjen nga Fenerbahce për 16 milionë euro plus dy të tjera bonus.

Detajet ekonomike tashmë janë mbyllur dhe Muriqi pritet të mbërrijë në fundjave në Romë për të kryer pastaj edhe vizitat mjekësore të hënën më 24 gusht. Menjëherë pas vizitave do të firmoset edhe kontrata.

Kalimi i mbrojtësit të Lazios Bastos tek Fenerbahce nuk u përfshi në këtë operacion, por marrëveshja do të kryhet vecmas dhe italianet do të fitojnë 4 milionë euro nga kjo lëvizje.

Tare me blerjen e sulmuesit gjigand fitoi konkurrencën e shumë klubeve, sidomos atyre angleze që e kërkuan aq shumë 26 vjeçarin.

La.Mi/Fjala.al


Të fundit

Kërkohej në të gjithë Shqipërinë/ Arrestohet 22-vjeçari i dënuar me burg, ja akuzat

Një 22-vjeçar i shpallur në kërkim nga policia është arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se Erdis Hysko, i...

“Për punën po sakrifikoj rininë”, deputetja 24-vjeçare ankohet për rrogën 10 mijë euro

Anëtarja më e re e Parlamentit Federal Gjerman , Emilia Fester, ankohet për orët e pafundme që i kushton punës. Ajo ka thënë se rroga...

Zelensky takohet pas 3 muajsh me bashkëshorten (Foto)

Volodymyr Zelensky është fotografuar me gruan Olena për herë të parë që kur Rusia pushtoi Ukrainën tre muaj më parë. Çifti mori pjesë sot...

Marrëveshje për 100 laboratorë “Smart” në shkolla, Rama: Ky është vetëm fillimi

Qeveria shqiptare dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) firmosën një marrëveshje për krijimin e 100 laboratorëve të parë SMART në shkollat 9-vjeçare dhe për...

Aksidentoi 20-vjeçaren në vizat e bardha dhe u largua, arrestohet shoferi

Vihet në pranga një shtetas që aksidentoi një këmbësore, në vijat e bardha. Shërbimet e Policisë Rrugore, pas marrjes së njoftimit se një automjet...

Lajme të tjera

Web TV