“Autoriteti është karakteristikë e njeriut qytetar”, pediatrja shpjegon si vendoset autoriteti te fëmijët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Autoriteti i të rriturit ndaj adoleshentit duhet të bazohet vetëm tek fjala dhe tek toleranca e te rritur. I rrituri nuk duhet të përdor apo të abuzoj me fuqinë, që i jep mosha dhe pozicioni, atëherë nuk bëhet fjalë për autoritet, por është pushtet”, tha Lira Gjika, pediatre.

Nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’, ajo ka shpjeguar sesa e rëndësishme është që fëmija të përballet me autoritetin për të kuptuar fuqinë e fjalës dhe çdo të thotë të jesh i rritur.

Postimi i plotë:

Çdo njeri edhe ai më i padituri ka një dëshirë ëndër, që kur të flasë, të gjithë ta dëgjojnë dhe ti binden. Ti binden, jo nga frika, por nga fuqia, që buron nga fjala e tij. Kjo veti kaq e dëshiruar, quhet autoritet. Autoriteti ka atë veti, që shmang frikën dhe vë në lëvizje mekanizmat e respektit, te bindjes dhe të tolerancës. Autoriteti është karakteristikë e njeriut qytetar, e njeriut të mënçur. Për autoritetin e të rriturit ka nevojë si ajrin, adoleshenti, pasi i rrituri është modeli dhe vlera për jetën dhe të ardhmen e tij

Autoriteti i të rriturit ndaj adoleshentit duhet të bazohet vetem tek fjala dhe tek toleranca e te rritur. I rrituri nuk duhet të përdor apo të abuzoj me fuqinë, që i jep mosha dhe pozicioni, atëherë nuk bëhet fjalë për autoritet, por është pushtet. Për fat, autoritti dhe pushteti shpesh here nuk dallohen nga njeri tjetri, pro një baba dhe një mësues (si mashkull ashtu edhe femër) e ka për detyrë ta njoh dhe ta dalloj diferencën. Në të kundërt, do të humbasë besimin e adoleshentit dhe keshtu, do të bëhen të huaj. Të bërit të huaj aktivizon “murret e heshtjes”, që janë aty në hije të cdo shpirti njerzor. Ato hyjnë menjëherë në veprim dhe gjithçka bëhet shumë e vështirë, duke filluar nga komunikimi.

Lexo edhe :  Mbahet sot 'Kamza Marathon', marrin pjesë sportistë elitarë, nxënës dhe vrapues amatorë

Autoriteti i të rritur është I domosdoshëm për realizimin e vetëdijes, tek adoleshenti. Fjala e të rriturit është si një “litar shpëtimi” për tu ngjitur nga abisi i errët i padijes, që vjen nga te qenit i parritur. Fëmija në përgjithësi dhe adoleshenti në vecanti, kanë nevojë për autoritetin për të kuptuar fuqinë e fjalës dhe çdo të thotë i rritur.

Nëse të rriturit nuk arrijnë tu trasmetojnë këtë vlerë autentike të njeriut, atëherë do të sundojë konfuzioni dhe mosbesimi te fjala si veti vetëm e njeriut dhe autoriteti do të mbetet vetëm një dëshirë e paaritshme Lira Gjika

Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Rriten temperaturat në vend, në fundjavë rikthehen grimcat e pluhurit nga Saharaja

Gjatë ditëve të ardhshme vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e masave ajrore të ngrohta që vijnë nga...

Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët/ Nisin punimet në Lezhë për ndërtimin e kampit

Marrëveshja Shqiptari-Itali e nënshkruar nga kryeministri Edi Rama dhe homologia Giorgia Meloni, burime bëjnë me dije se kanë nisur punimet e para të ndërtimit...

Merret VENDIMI / Ja kush është kryetarja e re e Bashkisë Himarë

Pas tensioneve të larta dhe debateve, mbledhja e Këshillit Bashkiak të Himarës dhe pasi u shty për në orën 12:00, zgjodhi me 16 vota...

Si ta kuptosh nëse je i/e mirë në shtrat?

Si fillim, ekspertët theksojnë se trajtimi i seksit si një akt ku ka rëndësi performanca mbi gjithçka është shumë e gabuar sepse largon vëmendjen...

Analiza: Ja si mund të ndihmojë Shqipëria Ukrainën në përballimin e sulmeve ruse

Në muajin shkurt presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi Ballkanit Perëndimor të prodhojnë bashkërisht armatime. A mund të ndihmojë rajoni dhe a janë në...

Lajme të tjera

Web TV