Jurgen Çelhaka: Synimi im, të luaj jashtë Shqipërisë dhe me Kombëtaren e madhe

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

I riu tiranas, Jurgen Çelhaka, ende nuk ka mbushur të 20-tat, por është shpallur kampion me ekipin e Tiranës dhe ka luajtur 30 ndeshje vetëm në këtë sezon, 6 më pak se numri total i ndeshjeve që ka zhvilluar ekipi i tij i zemrës në kampionat.

Në një intervistë për faqen zyrtare në Internet të Federatës Shqiptare të Futbollit, ai tregon se si u bë pjesë e futbollit dhe sakrificat që ka bërë dhe vazhdon e bën për këtë lojë. Një ndër synimet e tij është të luajë jashtë Shqipërisë. Çelhaka ka qenë pjesë e kombëtareve të moshave të Shqipërisë dhe tani është pjesë e kombëtares U-21 në drejtimin e Alban Bushit.

Si lindi dëshira dhe pasioni për futboll?Kur isha i vogël, luaja shumë me shokët në lagje, ku pavarësisht se vritesha, dëshira për të qenë pjesë e kësaj loje, ishte më e madhe se dhimbja e këmbëve apo duarve. Gjithashtu, ndeshjet e kombëtares ishin një tjetër burim frymëzimi për mua, të cilat ma shtonin edhe më shumë dëshirën për t’iu futur rrugës së mrekullueshme të futbollit.

Cili ishte njeriu i parë që të afroi me këtë sport dhe besoi te ti?

Njeriu i parë që më afroi me këtë sport ka qenë babai im. Ai e shihte se sa unë e doja futbollin dhe pa tek unë cilësite e veçanta që kisha. Kështu, ai investoi tek unë, duke më futur në Akademinë e KF Tiranës dhe unë mos të luaja më thjesht futboll në lagje por të stërvitesha në mënyrë të plotë dhe në të ardhmen të bëhesha futbollist profesionist.

Si e përjetove momentin kur more ftesën e parë nga kombëtarja dhe debutimi me ngjyrat kuqezi?

Të gjithë kur jemi të vegjël, pavarësisht ku luajmë, në lagje të pashtruara a në lagje të shtruara, në fusha të mëdha futbolli apo kalçeto, kemi vetëm një ëndërr: Të luajmë me kombëtaren shqiptare. Fatmirësisht, kjo ëndërr u bë realitet për mua dhe unë kam qenë dhe jam shumë i lumtur. Nuk dua të përsëris të tjerët, por i besoj të gjithë kur thonë që është një ndjenjë që nuk mund të përshkruhet me fjalë.

Lexo edhe :  Gazetarja nga Kosova për këngëtrin serb: Goran Bregoviç nuk frymëzoi kurrë masakrat

I rishikon ndeshjet e tua pasi luan? Dhe nëse po, çfarë i thua vetes?

E vërteta është që nuk i shikoj të gjitha, por ato që shikoj, bëj shumë autokritikë për gabimet trashanike që mund të kem bërë. Rishikimi i ndeshjeve është një formë stërvitjeje që i bëj vetes.

Cili ka qenë momenti apo episodi më i lumtur në karrierën tënde deri tani?

Akoma nuk kam mbushur 20 vjeç dhe jam shpallur kampion i Shqipërisë me ekipin tim të zemrës, Tironën. A ka moment më të lumtur se ky?

Cila është sakrifica më e madhe që ke bërë për futbollin?

Sakrifica më e madhe që kam bërë dhe vazhdoj e bëj akoma është të shoh shokët e mi teksa dalin pa problem ndërsa unë jo, sepse më duhet të mbaj regjim sepse mund të kem ndeshje ose stërvitje.

Çfarë synimi ke për të ardhmen?

Dëshira e madhe që kam dhe synimi im është që të luaj në një ekip të nivelit të mirë jashtë Shqipërisë dhe të arrij kombëtaren A.

Cila është këshilla më e vyer që ke marrë dhe nga kush?

Kam marrë shumë këshilla, nga shumë njerëz të botës së sportit, por këshilla që e mbaj vëth në vesh është se asgjë nuk është falas. Vetëm me punë dhe me regjim, mund t’ia dal të bëhem një futbollist i madh.

Cili është idhulli yt në kombëtaren ideale?

Nuk kam një idhull në veçanti, por të gjithë lojtarët e kombëtares i shikoj si shembull për t’u ndjekur.


Të fundit

“Të q* robt”, je kartë e djegun”/ Historia tronditëse e shkodranes që u detyrua nga i fejuari të punojë si prostitutë

Mbas një lidhjeje të njohur edhe nga prindërit e saj , L… 30 vjeç vendosi që së bashku me...

Largimi i Messit mund t’i kushtojë Barcelonës 137 milionë euro

Largimi i Leo Messit mund t’i kushtojë Barcelonës 137 milionë euro në vlerë të markës, sipas konsulencës së Brand Finance, që do të thoshte një...

Peleshi tregon si paraqitet situata e zjarreve: Është izoluar zjarri në malin e Tomorrit, një vatër e re është njoftuar në kufirin e Shqipërisë...

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi  ka bërë me dije se si paraqitet situata në vend si pasojë e zjarreve. Përmes një postimi në rrjetet sociale,...

The Guardian: Si gratë po dalin nga kampi i ferrit ‘Al Hol’! Martohen përmes telefonit, ‘bashkëshorti i ri’ paguan 15 mijë $ ushtarët kurd...

Gazeta prestigjioze britanike “The Guardian” i ka dedikuar një shkrim të gjatë mënyrës së nxjerrjes nga kampet e Sirisë të grave të cilat janë...

Përurohet sheshi ‘Sono persone 8.8.91’ në Bari, në përkujtim të 30-vjetorit të eksodit/ Veliaj: Dy popuj me fatet e lidhura bashkë

Mikpritja dhe solidariteti i popullit të Barit, me rastin e zbarkimit të anijes “Vlora” më 8 gusht 1991, me rreth 20 mijë qytetarë shqiptarë...

Lajme të tjera

Web TV