Porti Heraklion në Kretë të Greqisë është tronditur gjatë mëngjesit të sotëm nga një shpërthim i lehtë i cili ka ndodhur në një anije udhëtarësh.
Mediat vendase raportojnë për të paktën 4 persona të plagosur, të cilët janë dërguar në spital për trajtimet e nevojshme.
Sipas informacioneve, të dëmtuarit kanë pësuar djegie dhe një prej tyre është në gjendje të rëndë. Incidenti ndodhi gjatë punimeve për mirëmbajtjen e anijes. Ru.Do/ Fjala