Vijon të rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit.
Mësohet se katër persona kanë humbur jetën dhe 78 të tjerë janë infektuar më koronavirus.
Mediat vendase raportojnë se sipas Ministrisë së Shëndetësisë, kanë humbur jetën dy pacientë nga Gostivari të moshës 71 dhe 82 vjeçe dhe një pacient 73-vjeçar nga Tetova. Jetën e ka humbur edhe një pacient 68-vjeçar nga Kumanova.
Ndërsa 78 të infektuarit, janë konfirmuar pas testimit të 860 personash. Ata janë shpërndarë konkretisht në: Shkup-28, Kumanovë-5, Dibër-4, Prilep-8, Tetovë-4, Manastir-1, Ohër-1, Kavadar-2, Gostivar-8, Radovish-1, Koçani-2, Probishtip-1, Makedonski Brod -1, Berovë-4, Delçevë-3, Kërçovë-3, Negotinë-2.
Ka.Li/fjala.al