Seul/ Kim Jong Un në gjendje kome.

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është në gjendje kome dhe motra e tij do të marrë në kontroll drejtimin e vendit. Lajmi është publikuar Daily Mail, ndërsa i referohet një diplomati të Koresë së Jugut.

Chang Song-min theksoi për mediat vendase se Kim Yo-jong, 33 vjeçe, motra e Kim Jong Un, do të drejtojë vendin. “Vakumi nuk mund të qëndrojë për një kohë të gjatë, kështu Kim Yo-jong po promovohet për të qenë ajo në krye të vendit”, ka thënë diplomati i Koresë së Veriut.

Chang Song-min, një këshilltar i presidentit të Koresë së Jugut Kim Dae-jung, pretendon se Koreja e Veriut po fsheh të vërtetën mbi shëndetin e liderit komunist.

Kim Jong Un është shfaqur rrallë në publik gjatë këtij viti. Pas lajmeve në muajin maj se ai i ishte nënshtruar një operacioni në zemër dhe ndodhej në gjendje të rëndë, 36-vjeçari u shfaq duke prerë një shirit në një hapjen e një fabrike.

Pretendimet e Chang Song-min vijnë në një kohë kur media e Koresë së Veriut publikoi foto ku pretendohet se Kim Jong Un ka marrë pjesë në mbledhjen e qeverisë të enjten e kaluar. Megjithatë, Reuters shkroi se nuk ka mundur të verifikojë vërtetësinë e fotove.

Pretendimet e diplomatit nga Koreja e Jugut tashmë priten të vërtetohen ose të rrëzohen sërish. Ru. Do/ Fjala

Të fundit

VIDEO/ Spektakël dhe magji në 35 minuta, Lautaro Martinez “fundos” Salernitanan

Lautaro Martinez bën “poker” në transfertën e Salernitanës dhe i jep tri pikët dhe kreun e Serie A skuadrës...

Çantat vjeshtë-dimër 2023, koha për të qenë të guximshme

Tendencat e çantave të kësaj vjeshte janë më pak të çuditshme, por ka gjasa që të shihen në rrugët e qyteteve më në zë...

Me foton nga fëmijëria, ja si e uroi Getinjo vëllain e tij Mozzik për ditëlindje

Reperi i njohur, Mozzik, festoi një ditë më parë ditëlindjen. Ai bëri 28 vjeç dhe këtë e tregoi vetë reperi përmes një postimi në...

“Njerëzit po vdesin kot”, Elon Musk krahason luftën në Ukrainë me Luftën e Parë Botërore

Elon Musk e ka krahasuar luftën e Rusisë në Ukrainë me Luftën e Parë Botërore, teksa thotë se “kaq shumë njerëz vdesin kot”. Miliarderi i kompanive Tesla and X,...

40 mijë banesa bosh në Tiranë, taksa nuk i “vret” pronarët

Në emisionin Money në Euronews Albania u shqyrtua rritja e çmimit të referencës për banesat, e cila do të çojë më pas dhe në...

Lajme të tjera

Web TV