Detaje të reja janë zbuluar nga sherri i famshëm në Mykonos, ku u arrestua kapiteni i Manchester United.
Sipas prestigjozes ‘The Sun’, motra e Maguire ka qenë arsyeja e nisjes së sherrit.
Një biznesmen shqiptar tip ‘gangsteri’ siç e përshkruan media britanike, filloi të bisedonte me motrën e Maguire (Daisy) dhe më pas ajo u afrua me grupin e shqiptarëve.
Më pas, sipas The Sun, ajo refuzoi biznesmenin dhe u qëllua në krah dhe nofull me një send metalik, tip thike.
Maguire fillimisht debatoi dhe më pas u përlesh me ta. Pas kësaj ai u largua për të marrë një taksi por hasi në policë të cilët e arrestuan.
Kapiteni i Manchester United po kalonte pushimet me shoqërinë në Mykonos, teksa mediat britanike vetë kanë nxjerrë pamje nga festat e tyre të shfrenuara me alkool.
Maguire u lirua nga burgu, ku qëndroi për dy ditë, pasi pagoi si garanci një shumë të majme dhe ka fluturuar drejt Britanisë.
Tashmë ai do të përballet me telashe të mëdha, pasi hetimet për të nuk kanë përfunduar dhe nuk është çudi të dënohet me burg. Për më tepër që mund të ndëshkohet nga klubi i tij, por dhe Kombëtarja e Anglisë, e cila mund të mos e grumbullojë për në Europianin e kësaj vere, për shkelje të rregullave të etikës. Ka.Li/fjala.al