Ultrasi korçar tifoz i thekur i Crvena Zvezdës: Do të jem në stadium për t’i mbështetur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jo vetëm Kosta Grillo, skuadra serbe e Crvena Zvezdës, ka një tjetër tifoz shqiptar të deklaruar. Bëhet fjalë për ultrasin e Skënderbeut, Genci Malësija, që në qytetin e Korçës, të gjithë e njohin me pseudonimin “Genci Serbi”.

Në një rrëfim special për “novosti.rs” 48-vjeçari ka zbuluar se si lindi dashuria për skuadrën serbe, ndërkohë që është i bindur për një triumf të pastër të Crvena Zvezdës në ndeshjen e datës 25 gusht në “Air Albania”.

“Unë kam qenë një tifoz i çmendur i Yllit të Kuq për 35 vjet.  Në zemrën time janë vetëm Zvezda dhe skuadra jonë Skënderbeu nga Korça, e cila është më e mira në Shqipëri. Dashuria ime për klubin serb lindi kur Dejan Stankoviç, Dejan Saviçeviç, Darko Pancev, Mitar Mrkela ishin duke luajtur…

Do të jem në stadium ditën e martë në Tiranë, për të parë ndeshjen dhe për të mbështetur Zvezdën. Parashikimi? Ylli i Kuq mposht Tiranën 4-0. Pjesa e parë 1-0, dhe më pas futbollistët shqiptarë do të lodhen, shprehet ai, raporton Panorama sport.

Më tej ai shpjegon se, “E mësova gjuhën serbe nga librat, televizioni dhe radio, por edhe nga lojtarët nga Serbia që vijnë për të luajtur për Skënderbeun.

Unë vij në Beograd disa herë në vit.  Te skuadra e Skënderbeut, u aktivizua dhe ish-kapiteni i Zvezdës, Ivan Gvozdenoviç, me të cilin u lidha ngushtësisht. Unë isha në Beograd kur luanin Serbia dhe Kroacia. Unë isha i vetmi shqiptar që erdha të brohorisja për serbët”.

Të fundit

Kur do shpërndahen fondet? Afati mbyllet nesër, 66 mijë fermerë aplikuan për subvencione!

Fermerët kanë edhe pak orë në dispozicion për të aplikuar për Skemën Kombëtare dhe të marrin mbështetje financiare nga...

69 vjet pa Ajnshtajnin, ikonën botërore të fizikës

69 vjet më parë, fizikani Albert Ajnshtajn vdiq në Princeton, New Jersey, në moshën 76-vjeçare. Albert Ajnshtajn, i cili do të revolucionarizonte fizikën dhe kuptimin...

Plani që po ndiqet për ndryshimin e moshës për daljen në pension

Astrit Hado, drejtori i përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore ka folur për skemën e pensioneve në Shqipëri dhe problematikat që hasin të moshuarit....

Ancelotti: “Mbrojtja është mënyra e vetme ndaj Cityt, Guardiola më komplimentoi”

Real Madrid nuk ngopet dhe nuk dorëzohet kurrë. “Los Blancos” vuajtën në “Etihad”, por dolën të pamposhtur nga dueli që zgjati 120 minuta. Dhe...

Krisja Meta-Kryemadhi/ Minxhozi ‘thumbon’ çiftin: Pas rënies së votave iu duhej një alibi

Analisti Skënder Minxhozi thotë se krisja Ilir-Metas Kryemadhi ka ardhur pasi partia e tyre ka pasur rënie të votave në zgjedhjet e fundit. Në një...

Lajme të tjera

Web TV