10 fakte dhe 10 foto te rralla për Nënë Terezën, lindi si sot 110 vjet më parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Raziela Myslimaj

Sot është dita e lindjes së Nënë Terezës, humanistja me orgjinë shqiptare që e shkriu jetën e vetë për të varfërit. Më 26 gusht të vitit 1910 lindi në Shkup, gruaja shqiptare dhe një katolike e devotshme që iu dorëzua Zotit dhe gjithë jetën e harxhoi në atë formë që për shumë quhet sakrificë deri sublime ndaj atyre që kishin nevojë. Ndonëse Shqipëria komuniste nuk e pranoi as emrin, as kontributin dhe humanizmin që ajo tregoi, me ndërrimin e sistemit Nënë Tereza u bë ikona e bamirësisë së shqiptarëve kudo në botë. Edhe pse nuk jetoi në Shqipëri, ajo kurrë nuk e ka mohuar orgjinën e saj. Gazeta “Fjala po publikon sot 10 fakte dhe 10 fotografi të rralla nga jeta e saj

 

  1. Nënë Tereza ishte një misionare katolike e devotshme që gjithë jetën e saj e konsumoi për të ndihmuar të varfërit dhe të sëmurët. Ajo shpëtoi mijra jetë njerëzish, shpëtoi nga uria po aq persona dhe ndihmoi në mjekime shumë e shumë të tjerë duke bërë edhe mrekulli për të cilat Vatikani më 4 shtator 2006 e shpalli Shën Tereza. Nënë Tereza vlerësohet sot so një nga gratë më të famshme dhe më me ndikim të shekullit 20-të në të gjithë botën.
  2. Me misionin e saj, Nënë Tereza kujdestare e 7500 fëmijëve në 60 shkolla, sëbashku me Motrat mjekuan 960 mijë të sëmurë në 213 dispanseri. Ishte e vetmja në botë që trajtonte 47 mijë viktima të lebrozes në 54 klinika, kujdesej për 3400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh. Nënë Tereza birësoi 160 fëmijë ilegjitimë dhe të braktisur.

 

  1. Nënë Tereza ishte shqiptare katolike që lindi në Shkup. Por shumicën e jetës së saj e kaloi në Indi si pjesë e misionit të saj që ngriti në ndihmë të personave në nevojë. Ajo asnjëherë nuk emohoi orgjinë e saj. Vlerësohet si lapidare deklarimi i saj pas pyetjes së gazetarëve se nga ishte Nënë Tereza. “Me gjak jam shqiptare, me shtetësi jam indiane dhe me zemër i përkas Jezu Krishtit”, u përgjigj ajo.
  2. Nënë Tereza mori 9 çmime të rëndësishme në jetën e vet. Më i rëndësishmi ishte çmimi Nobel për Paqen më 17 tetor në vitin 1979 nga I cili mori afërsisht 1 milionë dollar dhe që të gjitha I harxhoi për të varfërit. Ndërkohë ajo është vlerësuar edhe me çmimin Damian Dutton. Në vitin 1962 ajo mori çmimin Ramon Magsaysay. Në vitin 1973 mori çmimin Templeton. Në vitin 1978 çmimin Balzan. Në vitin1980 mori çmimin Bharat Ratna. Në vitin 1985 mori çmimin Medal of Freedom. Në vitin 1996 u nderua me vlerësiion qytetare nderi e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në vitin 1996 u nderua si Qytetare Nderi i Kosovës. Për nder të saj shteti shqiptar jep një dekoratë të veçantë me emrin e saj.
Lexo edhe :  'Babalja', mbahet sot gjyqi në Apel ndaj Ervin Salianjit

 

  1. Familja e Nënë Terezës jetonte në Tiranë dhe këtu ndërruan edhe jetë. Varret e nënës së saj Drane dhe motrës Age ndodhen në varrezat e Sharrës në Tiranë.
  2. Nënë Tereza nuk arriti të takonte nënë e vete Drane për 45 vjet. Diktatori Enver Hoxha refuzoi vizitën e saj në Tiranë kur e ëma ishte sëmurë rëndë dhe në pleqëri të thellë. Për këtë ndërhyri deri presidenti i Francës Charles De Gaulle dhe Zonja e Parë e Amerikës Jasqueline Kenendy, e megjithatë Hoxha nuk pranoi. Dëshmitarë të kohës kanë shkruar se për herë të parë e kanë parë duke qarë. “O Zot, unë e kuptoj dhe e pranoj këtë vuajtje për vedi, por shumë e vështirë ta pranoj dhe kuptoj për nënën, loken time, e cila në pleqëri të shtyeme nuk dëshiron asgjë tjetër përpos të na shohë edhe një herë”, mësohet të ketë thënë Nënë Tereza.
  3. Më 14 deri në 17 gusht 1989 Nënë Tereza vizitoi për herë të parë Shqipërinë. Regjimi komunist nuk ishte rrëzuar ende e megjithatë shpirtgjerësia e saj ishte e tillë që ajo i kishte falur të gjithë që i kishin shkaktuar familjes së saj diktatori Hoxha. Ajo madje takoi edhe të venë e diktatorit Nexhmije Hoxhën dhe vendodi një tufë me lule në varrin e diaktorit Hoxha.
  4. Nënë Tereza ishte mike me një tjetër ikonë të bamirësisë, princeshën Lady Diana-n. Nuk kanë qenë të rralla kronikat e stacioneve më presitgjoze televizive në botës që të dy gratë më të famshme të kohës kryesonin nisma bamirësie në botë dhe sidomos për kundërshtimin e abortit. Për ironi të fatit të dy këto gra vdiqën në vitin 1997.

 

9. Ish-presidenti I SHBA-së Bill Clinton ka bërë vlerësimin më të bukur për Nënë Terezën. Ai është shprehur: “Nënë Tereza ishte e para që më bëri ta dua kombin shqiptar. Me vdekjen e Nënë Terezës bota humbi njërin prej gjigantëve të epokës sonë, që ishte në të njëjtën kohë një frymëzim dhe një sfidë për të gjithë… Mbretërit, mbretëreshat, presidentët, kryeministrat, partiakët dhe papët vijnë dhe ikin. Po ashtu edhe fituesit e Çmimit Nobël, por Nënë Terezë do të ketë vetëm një. Ajo jetoi brezin tonë, në shekullin tonë dhe ne i jemi mirënjohës për këtë.”

10. Nënë Tereza është autore e shumë thënieve, postualeteve dhe këshillave. Por më e famshja është: Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe. /Ra.My.Fjala.al/

 

 

Të fundit

Firmoset në Vjenë marrëveshja për transformimin e Universitetit Bujqësor të Tiranës

Një projekt ambicioz, investim 3 milionë euro, synon një shndërrim të standarde në universitetin Bujqësor të Tiranës. Për të...

Humb fëmija 3-vjeçar në Durrës, në pranga gjyshi, e morën për takimin e përjavshëm, por…

Prej katër ditësh një fëmije 3 vjeç është marrë nga gjyshërit duke mos iu kthyer më të ëmës. Rexhep Gjuni, 58 vjeç, është ndaluar nga...

Ky është vendi më i lumtur në botë për njerëzit nën 30 vjeç

Republika Çeke, Lituania dhe Rumania janë të gjitha të renditura lart në 'Raportin e Lumturisë Botërore' të këtij viti – dhe kanë arritur pikë...

Vrau babanë dhe vëllain e ish-gruas, Gjykata merr vendimin drastik për Besnik Pjetrin

Gjykata e Lezhës dënoi me burg të përjetshëm Besnik Pjetrin (Përdeda) i cili në muajin gusht të vitit 2022 vrau ish vjehrrin dhe vëllanë...

Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri/ Sfidon amerikanët dhe Kushtetuesen

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ndryshime në qeveri, ndërsa iu ka mbyllur derën e kandidimit për në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 të gjithë...

Lajme të tjera

Web TV