84-vjeçari kthen shtëpinë në “supermarket” droge, pranga çiftit të moshuar shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy çifte të martuar dhe në moshë të thyer, janë arrestuar nga policia italiane në Trieste. Njëri prej çifteve është shqiptarë përkatësisht 84 dhe 55 vjeç, ndërsa çifti tjetër janë italianë, përkatësisht 56 dhe 53 vjeç.

Ata akuzohen për përfshirjen në tregun e kokainës. Shtatë persona në total u hetuan nga policia.

Sipas hetuesve, dy shtetasit shqiptarë furnizuan çiftin italian nga banesa e tyre në Vento, e cila ishte kthyer në një lloj supermarket të drogës, nga ku furnizoheshin edhe persona të tjerë.

Për të blerë kokainën dhe për të shmangur kontrollet e policisë, dy grupe ishin furnizues dhe droga dërgohej menjëherë në shtëpinë e çiftit shqiptar, shkruan “Ansa”.

Gjatë hetimit në kuadër të operacionit “Briri i Kuq”, të koordinuar nga Prokuroria Publike dhe drejtoria e Antimafies, janë kryer tre konfiskime kokaine ndaj disa blerësve të 56-vjeçarit italian, njëri prej të cilëve u arrestua sepse ishte në posedim të rreth 15 gramë kokainë, ndërsa dy të tjera u hetuan në gjendje lirie.

Në disa raste, droga u dorëzua drejtpërdrejt në shtëpinë e blerësve nga gruaja e 56-vjeçarit, megjithëse ishte nën arrest shtëpiak për shkak të një operacioni tjetër po për drogë.

Ndaj gruas janë ngritur një sërë akuzash për furnizim me kokainë nga qershori 2019 deri në marsin e vitit 2020. Nga katër të arrestuarit, të dy burrat u dërguan në burg, ndërsa dy gratë u vendosën në arrest shtëpiak./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Disa mënyra se si të lehtësosh sikletin e alergjive në pranverë

Për shumë njerëz ardhja e pranverës është sinjali i parë i hyrjes në lojë të alergjive. Ata që i...

Pluhuri afrikan, Guri: Duhet të ishte parashikuar, qytetarët të painformuar

Të gjithëve iu ka rënë në sy këtë të mërkurë moti i pazakontë. Shqipëria u zgjua e mbuluar nga një re pluhuri që shumë...

A do rikthehet pluhuri saharian në Shqipëri? Sinoptikani zbulon çfarë pritet të ndodhë

Të gjithëve iu ka rënë në sy këtë të mërkurë moti i pazakontë. Shqipëria u zgjua e mbuluar nga një re pluhuri që shumë...

Shembja e urës në Baltimore/ Gjenden dy trupa të pajetë në një kamion të zhytur në ujë

Trupat e dy personave të pajetë janë nxjerrë nga një kamion i kuq, i cili ra në ujë ku u shemb ura e Baltimores...

Kauza reale e opozitës është ‘përfillja’ e Berishës

Nga Mero Baze Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, ishte në Tiranë dhe nuk pati asnjë dilemë për vlerësimet pozitive ndaj qeverisë sa...

Lajme të tjera

Web TV