Deti me Greqinë/ Braçe ‘qetëson’ qytetarët: S’na kanë pushtuar, ja kush na mbron

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar lidhur me projektligjin e Greqisë për zgjerimin me 12 milje në detin Jon. Me anë të një statusi në rrjetet e tij sociale, Braçe bën me dije se ka marrë qindra mesazhe nga qytetarët, të cilëve u kërkon të qetësohen pasi askush nuk po i grabit asgjë Shqipërisë.

Socialisti shkruan se nuk ka reaguar pasi nuk ka dashur që të shtojë atë që ai e quan “histeri”, pasi janë ligjet ndërkombëtare dhe kombëtare ato që garantojnë mbrojtjen e territorit shqiptar.

Postimi i plotë

Qetësohuni! Histeria nuk është fuqia jonë, është dobësia jonë! Po u drejtohem ju të gjithëve që keni mësyrë prej orësh në inbox këtu, facebook, whatsapp; qetësohuni! Nuk na ka pushtuar kush e as po na rrëmben kush tokë e det! Nuk u jam përgjigjur deri tani se isha në punë, në zonë, me njerëzit, pra as më ka ikur mendja e as me është mekur zëri!

Por edhe sepse nuk dua të ushqej histerinë që na zë e bën tapë në të tilla raste! Toka, deti e gjithçka tjetër që zoti na fali në këto anë e që ligjet ndërkombëtare e kombëtare na garantojnë, nuk i mbron histeria, por dija, qetësia, qartësia, ligji, pasioni dhe dashuria për çdo centimetër tokë e det të këtij vendi! Nuk ka kush kohë e dëshirë ti japë zë asaj që është e padobishme;

Tani na duhet bashkim, unitet, as akuza e as gjyq banal pa prova e fakte që bëjnë copash, përcajnë këtë vend e këtë popull! Kështu që qetësohuni e kujtoni se si kohë më parë ra si antikushtetuese një marrëveshje e një pushteti të degraduar; Me qetësi, qartësi e mbështetur fort në ligj! Jemi po të njëjtët!/Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Vota juaj ka peshë”/ Topalli mesazh shqiptarëve në diasporë: Ju jeni shpresa!

Drejtoresha politike e PD për diasporën, Jozefina Topalli, ka shpërndarë një mesazh inkurajues për shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve...

Dita e fundit e homazheve për Papa Frençeskun, ja kush pritet të mbërrijë në Vatikan

Bazilika e Shën Pjetrit u rihap sërish mëngjesin e sotëm për të lejuar besimtarët që duan t’i japin lamtumirën e fundit Papa Françeskut. Fluksi vazhdoi...

Kalifornia kalon Japoninë, bëhet ekonomia e katërt më e madhe globale

Ekonomia e Kalifornisë ka kaluar atë të vendit të Japonisë, duke e bërë shtetin amerikan forcën e katërt më të madhe ekonomike globale. Guvernatori...

Papa i Vatikanit përmes kinemasë, 5 filma që nuk duhen humbur

Si shenjt apo si një skandal, Papa i Vatikanit ka qenë subjekt i filmave të të gjitha llojeve. Cybernews ka përzgjedhur 5 prej tyre...

Profecia e frikshme 1000-vjeçare që parashikon ç’ndodh pas vdekjes së Papa Françeskut

Një profeci e supozuar që thuhet se është pothuajse një mijëvjeçar pretendon se parashikon Papën e ardhshëm dhe bën një paralajmërim të tmerrshëm për...

Lajme të tjera

Web TV