BE mban sërish mbyllur kufijtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Paralajmërimi për të mos udhëtuar në rreth 160 vende zgjatet deri në mes të shtatorit. Qeveria gjermane e justifikoi hapin me rritjen e numrit të infektimeve me Corona jashtë vendit.

Qeveria gjermane e zgjati edhe me dy javë paralajmërimin për të mos udhëtuar në rreth 160 vende. Sipas vendimit të kabinetit qeveritar, tani ai duhet të zbatohet deri më 14 shtator. Një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme gjermane e justifikoi hapin me rritjen e numrit të infektimeve me koronavirus në shumë shtete. “Situata nuk do të ndryshojë sa duhet pozitivisht deri në mes të shtatorit për të hequr paralajmërimin global për të mos ndërmarrë udhëtime,” tha ajo.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme theksoi se “njerëzit që kthehen nga jashtë vendit shpesh sjellin infeksion në Gjermani”. Zëvendëszëdhënësja e qeverisë Ulrike Demmer u bëri thirrje qytetarëve të përdorin arsyen kur zgjedhin destinacionet e tyre të udhëtimit.

Sipas Institutit Robert Koch (RKI), më shumë se 40 përqind e njerëzve që rezultuan pozitivë në testet për virusin e Coronas në Gjermani ishin infektuar për herë të fundit jashtë vendit. Në javën 34 të raportimit, përqindja ishte 42 përqind. Para kësaj ishte 39 përqind.

Efekt pengues

Paralajmërimi për të mos ndërmarrë udhëtime vlen për të ashtuquajturat vendet të treta. Ky grup përfshin vendet që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian ose që janë të asociuuara me zonën Shengen, përfshirë Britaninë e Madhe. Për ata që kthehen nga këto rajone, një test për koronavirusin është i detyrueshëm kur hyjnë në Gjermani. Derisa të dalë rezultati, ata duhet të izolohen për 14 ditë në karantinë, si një masë paraprake. Deri tani, paralajmërimi i udhëtimit ka qenë i kufizuar deri në fund të gushtit.

Lexo edhe :  Marrëdhënia BE-Turqi do të mbetet e vështirë

Një paralajmërim për të mos udhëtuar nuk është ndalim, por synon të ushtrojë një efekt të rëndësishëm parandalues. Sidoqoftë, ai ka edhe një anë pozitive për konsumatorët: u mundëson udhëtarëve t’i anulojnë prenotimet pa pagesë. Paralajmërimi për udhëtimet jepet pavarësisht nëse vendet janë klasifikuar si zona rreziku nga Instituti Robert Koch.

Aktualisht ekziston një paralajmërim udhëtimi për më shumë se 160 vende, por vetëm pak më shumë se 130 prej tyre klasifikohen si zona rreziku. Për shembull, një paralajmërim udhëtimi vlen për Tajlandën, sepse atje ekziston ende një ndalim hyrjeje për turistët, por Tajlanda nuk është më zonë rreziku për shkak të numrit të ulët të infektimeve./DW

Të fundit

Leipzig triumfon ndaj Frankfurt dhe fiton Kupën e Gjermanisë në vitin e dytë radhazi

Leizpigu për të dytin vit radhazi fitues i Kupës së Gjermanisë. Klubi gjerman në pronësi të markës së famshme...

Basha: U tërhoqa se nuk doja luftë, PD do të bëjë ndryshimin me mbështetjen e SHBA

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë në Lezhë, ku është shprehur se tërheqja e tij nga politika, u bë...

Aksidenti në Rrëshen, shkon në 7 numri i të plagosurve, mes tyre 3 fëmijë

Është rritur numri i të plagosurve nga aksidenti i rëndë i regjistruar mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit në zonën e Rrëshenit ku...

Rrëzohet te Mali i Robit, humb jetën turistja polake

Një shtetase polake 83-vjeçare në afërsi të një hoteli në Kavajë është rrezuar aksidentalisht në trotuar dhe për pasojë ka humbur jetën. Pas rrëzimit në...

Tjetër “divorc” tek Los Blancos, Hazard do të largohet nga klubi në fundin e këtij sezoni

Në një ditë me lamtumirë “yjesh”, surpriza vjen nga Spanja: Eden Hazard largohet nga Reali i Madridit. Marco Asensio ishte i pari, më pas...

Lajme të tjera

Web TV