Studimi: Femrat luftojnë më mirë COVID-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një studim   jep lajmin se gratë luftojnë më mirë se burrat ndaj COVID-19.

Rreth 60% e atyre që vdiqën nga COVID-19 në të gjithë botën ishin burra, ka pohuar një studim.

Pacientet femra kishin një aktivizim më “të fortë” të të ashtuquajturave qeliza T, të cilat janë qeliza të bardha të gjakut që zbulojnë viruset dhe i eliminojnë ato, madje edhe në moshë të vjetër.

Studiuesit e Universitetit Yale, duke u përpjekur të gjejnë një shpjegim biologjik për këtë ndarje, kanë zbuluar se gratë mund të kenë një reagim më të mirë imunitar ndaj virusit.

“Tani kemi të dhëna të qarta që sugjerojnë se sjellja imunitare në pacientët COVID-19 është dukshëm i ndryshëm midis gjinive dhe se këto ndryshime mund të nënvizojnë ndjeshmërinë e rritur të sëmundjes tek burrat”, – shpjegoi profesori i Imunobiologjisë, Akiko Iwasaki.

Studiuesit grumbulluan mostra të pështymës së hundës dhe të gjakut dhe vëzhguan ndryshimet kryesore në sistemin imunitar gjatë fazës së hershme të infeksionit.

Përkundrazi, studimi sugjeroi që përgjigjja e dobët e qelizave T tek burrat çoi në një përkeqësim të sëmundjes.

Bazuar në këto gjetje, studiuesit thanë se një vaksinë kundër coronavirusit duhet të rrisë përgjigjen e imunitetit të qelizave T në pacientët meshkuj, duke sugjeruar qasje të ndryshme bazuar në seksin e pacientit.

“Studiuesit që garojnë për të zhvilluar trajtime dhe vaksina duhet të marrin në konsideratë strategji të veçanta për gratë dhe burrat, në mënyrë që të gjithë të përfitojnë”, tha drejtuesja e ‘Women’s Health Research’, në Universitetit Yale, Carolyn M. Mazure. Ru.Do/ Fjala

 

Të fundit

Bëjnë paqe? Heidi dhe Romeo puthen dhe përqafohen në oborr

Heidi dhe Romeo krijuan një romancë brenda Big Brother VIP e cila përfundoi shumë herët. Dyshja është parë çdo ditë...

Ushqimet që duhet të hani nëse doni që të zgjasni më shumë në shtrat

Përtej “komës ushqimore” kur hani shumë dhe ndiheni super të fryrë, ose kur keni atë ndjesinë e stomakut plot, duket se ka disa ushqime...

“Ka ende shumë projekte”/ Rama: Tirana do të jetë kryeqyteti europian i të gjithë rajonit

Kryeministri Edi Rama  i pranishëm në ceremoninë e mbajtur në kryeqytet, foli për Tiranën dhe transformimin e saj. Gjatë fjalës së tij në premierën “Tirana...

Rritje rroge nga 1 Korriku 2024, ja kategoritë që përfitojnë

Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga mesatare mujore bruto në sektorin shtetëror...

Gaz Bardhi deklaratë urgjente, paralajmëron lëvizjen e radhës, ja çfarë pritet

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka njoftuar sot një deklaratë të jashtëzakonshme për shtyp. Ai pritet të dalë para mediave rreth orës...

Lajme të tjera

Web TV