Policia arreston 11 persona në pak orë, ja krimet e tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës në pak orë ka arrestuar 11 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Sipas një njoftimi të policisë për mediat, është vënë në pranga F.Sh., 53 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, e kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Po ashtu u arrestua dhe A.Sh., 30 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, e kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave”, ndërsa u ndalua dhe
shtetasi me inicialet B.Sh., 36 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Persona të tjerë të arrestuar:

A.Dh., 29 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”. SH.S., 44 vjeç, për veprën penale  “Ndërtim i paligjshëm pasi në fshatin Ibë e Poshtme, u konstatua se ka qënë duke bërë një pishinë në afërsi të banesës së tij të ndërtuar pa lejen nga organet kompetente.

Gjithashtu u referuan materialet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” për punonjësit e I.K.M.T-së dhe Policisë Bashkiake, pasi nuk kanë kryer kontrollin e territorit për regjimin Juridik të tokës dhe të ndërtimeve.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” të shtetasit S.S., 50 vjeç, pasi , në fshatin Stërmas, ka bllokuar rrugën me mjetin e tij dhe për shkak të detyrës, ka kundërshtuar e goditur punonjësin e policisë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.D., 51 vjeç, pasi në rrugën “Sali Butka”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj fëmijëve të tij.

Lexo edhe :  Shpërthen bombola e gazit, merr flakë apartamenti në Patos, nuk ka të lënduar

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M.M., 38 vjeç, pasi në rrugën “Komuna e Parisit”, ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatit të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B.D., 41 vjeç, me detyrë Inxhinier Zbatues dhe Drejtus Teknik, pasi në rrugën “Mihal Duri” në një pallat në ndërtim është aksidentuar punëtori shtetasi A.K., 48 vjeç, i cili ndodhet në spital, nënkujdesin e mjekëve.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve; H.H., 37 vjeç, pasi në rrugën “Koferenca e Pezës”, duke drejtuar mjetin pa lejen përkatese, ka aksidentuar, mjetin me drejtues shtetasin E.T., vetëm me deme materiale, dhe si pasojë e humbjes së kontrollit ka dëmtuar portën e banesës së shtetasit B.Q. Po ashtu u arrestua dhe shtetasi me inicialet B.D., 42 vjeç, pasi në rrugën “Jordan Misja”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.63 mg/l. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 Korriku, ja sa do të jetë shtesa

Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga...

Gazetari bën paralajmërimin e frikshëm: Serbia është gati të sulmojë Policinë e Kosovës

Gazetari Venhar Isufi tha në një intervistë televizive se grupi që po trajnohet nga xhandarmëria serbe në Rashkë janë një grup më profesional, me...

Plas skandali, okulistja i ngatërron numrin e syve qytetares tek “Iraniani”

Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë te një okuliste te Poliklinika e Specialiteteve Nr.1, ‘Iraniani”, shkoi dhe bëri...

Albano Bogdo ‘thumbon’ Robert Berishën për Nora Istrefin, moderatori habit me përgjigjen

Konkurrentët e “Ferma VIP” janë vënë përballë disa pyetjeve pikante në sfidën “E vërtetë ose Dënim”. “Ne të dyve na pëlqen shumë kënga  “Ana” të...

Ndahet nga jeta në moshën 82 vjeçare ish-senatori amerikan

Ka ndërruar jetë Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pranë postit të Nënpresidentin kur kandidoi me demokratin Al Gore në zgjedhjet e...

Lajme të tjera

Web TV