Protesta masive në Tetovë/Qytetarët kundërshtojnë rritjen e çmimit të energjisë elektrike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qytetarët e Shkupit pritet të mblidhen për të disatën herë për të shprehur revoltën e tyre për rritjen e çmimit të energjisë elektrike me 7,4 për qind. Komisioni Rregullator për Energjetikë ka paralajmëruar që kjo rritje të fillojë që nga muaji shtator.
Protesta e radhës është planifikuar të mbahet sonte në orën 19:00 në Sheshin Iliria në Tetovë.
Organizatorët e protestës kanë hapur një faqe në rrjete sociale kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike me emrin “BOLL MË”.
Një ditë më parë, në këtë faqe janë publikuar disa material video ku persona të njohur të skenës shqiptare dhe qytetarë të Tetovës japin përkrahjen e tyre. Gjithashtu kanë apeluar qytetarët të marrin pjesë në protestë.
Ndërkaq, një javë më parë protesta janë mbajtur edhe në Kërçovë, Kumanovë, Dibër dhe Shkup.
Komisioni Rregullator për Energjetikë e justifikon rritjen e çmimit prej 7.4% të energjisë me justifikimin e humbjeve të mëdha të furnizuesve MEPSO (Operatori i Sistemit të Transmisionit të Energjisë Elektrike të Maqedonisë së Veriut) dhe ELEM (kompani maqedonase për prodhimin e energjisë elektrike) nga gjendja aktuale me pandeminë COVID-19.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Studim/ Zbuloni sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Rezulton se britanikët janë mjaft vendimtarë për madhësinë optimale të familjes me 49% të të rriturve në Mbretërinë e...

Nga niveli i rrezatimit te stresi, ja pse duhet të fikni Wi-fi gjatë natës

Pasojat e përdorimit afatgjatë të teknologjisë moderne mund të mos dihen për një kohë të gjatë, pasi nevojiten kërkime afatgjata. Sidoqoftë, ajo që dimë tani...

Jeni gjithnjë të uritur? Fajësoni horoskopin, ja 4 shenjat më llupëse

Nuk është mister që forcat kozmike kanë një ndikim në marrëdhënien e shenjave të horoskopit me tryezën. Jupiteri simbolizon lidhjen me ushqimin. Ata që janë...

Meta po stërvitet që të bëhet gati për burg

Kohët e fundit Ilir Meta mëngjes për mëngjes poston në rrjete sociale video nga aktivitetet fizike që bën. Namir Lapardhaja thotë se me këto...

Gazetari zbulon shumën marramendëse. Kjo është pasuria e Monika Kryemadhit!

Gazetari Adriatik Doçi foli për Ilir Metën dhe Kryemadhin, për çështjet gjyqësore që janë hapur ndaj tyre në SPAK, një prej të cilave është...

Lajme të tjera

Web TV