E ardhmja e Mesit, Bartomeu takohet të mërkurën me babain e lojtarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kërkesa për largime Lionel Messit nga Barcelona është kryetema e mediave sportive në ditët e fundit.

Së fundmi, mediat spanjolle raportojnë se të mërkurën do të zhvillohet një takim mes Josep Maria Bartomeu, presidentit të Barçelonës, dhe Jorge Messi, babai i lojtarit.

Edhe pse situata është e tensionuar, mediat spaqnjolle raportojnë se Bartomeu dhe babai i Messi mbajnë kontakte telefonike. Ata do të takohen në mesjavë në mënyrë që të zgjidhin të ardhmen e kapitenit të Barçës, i cili dëshiron të largohet nga klubi.

Marrëveshja, megjithatë, nuk do të jetë e lehtë. Messi dëshiron një largim të dakorduar, dhe sipas informacioneve të ndryshme, “pleshti” ka një akord me Manchester City-n. Por Bartomeu nuk dëshiron të dëgjojë asgjë në lidhje me largimin e rënë dakord dhe i referohet klauzolës prej 700 milion eurosh që sipas Barçës, e përforcuar nga LaLiga në një deklaratë, është ende në fuqi .

Për më tepër, sipas “Mundo Deportivo”, Bartomeu, ndoshta dëshiron të ulet me babanë e Messit për të rifilluar bisedimet e rinovimit të kontratës, e cila u ndal disa muaj më parë.

Gjithsesi, kjo javë pritet të jetë përcaktuese për të ardhmen e argjentinasit te Barcelona./En.Br./Fjala.al

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV