Teuta mposht Tiranën 2-1, siguron të parën Superkupë të Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi i kishin mposhtur bardheblutë në finalen e Kupës, bregdetarët bëjnë “bis” edhe në uverturën e sezonit të ri. Edicioni i 27-të i përballjes simbolike midis kampiones së Shqipërisë, Tiranës, dhe fitueses së Kupës, Tiranës, ka kurorëzuar si fituese të tij, për herë të parë, Teutën, e cila ka triumfuar me rezultatin 2-1 ndaj kryeqytasve. Takimi i zhvilluar të hënën në mbrëmje në Stadiumin “Elbasan Arena”, që ishte në fakt një përsëritje e asaj finaleje të Kupës së Shqipërisë, ku durrsakët triumfuan me rezultatin 2-0, ka qenë i vakët në 20 minutat e para të tij, me një lojë nën nivelin mesatar dhe pa raste për t’u përmendur.
Dhe, sikundër ndodh rëndom nga këto takime, është dashur një gabim për të zhbllokuar rezultatin, pasi topi i ekzekutuar nga Avdyli nga një goditje e lirë, nuk zotërohet siç duhet nga portieri bardheblu, Ilion Lika, dhe, në rrëmujë e sipër, Rubin Hebaj e përcjell topin në rrjetë, duke e kaluar Teutën në epërsi. Megjithatë, Tirana reagon, por as Muçi, e as Kobina nuk arrijnë të përfiton nga një pasim nga e majta në fundore që kalon pasqyrë portën durrsake, ashtu sikundër nuk përfiton nga fare afër as Torrasa, që bllokohet nga Arapi, që më në fund largon rrezikun.
Teuta vijon të jetë pragmatiste në lojën e saj dhe, pas një topi tjetër të pazotëruar siç duhet brenda zonës nga gardiani bardheblu, bregdetarët fitojnë një 11-metërsh. Godet Lorenco Vila, grushton Lika, por Hebaj ndjek lojën dhe e përcjell topin në rrjetë për golin e tij të dytë në këtë takim. Çereora e mbetur e lojës, bashkë me 3 minutat shtesë, nuk do të sjellin gola të tjerë dhe Teuta shkon në pushimin e ndeshjes me një epërsi dygolëshe ndaj Tiranës. Pjesa e dytë do të shohë Tiranën më kërkuese në kërkim të portës kundërshtare, por edhe Teutën më efikase në administrimin e lojës.
Megjithatë, skuadra bregdetare do të goditet në minutën e 66-të, kur kapiteni Arapi do të marrë kartonin e dytë të verdhë brenda pak minutash dhe ndëshkohet me karton të kuq, duke e lënë Teutën me 10 lojtarë. Ndonëse Teuta rrezikon të gjejë menjëherë edhe golin e 3-të, por Lika largon në njëfarë mënyre topin, Tirana do të mundohet ta shfrytëzojë epërsinë numerike në fushën e blertë dhe, përtej mundësive të shpërdoruara, do të arrijë ta gjejë rrugën e rrjetës në minutën e 75-të, me anë të të sapofuturit në fushë, Jurgen Vrapi.
Çerekora e mbetur dhe 5 minuta shtesë nuk do të sjellin gola të tjerë dhe Teuta nuk jepet, duke e ruajtur fitoren 2-1 dhe duke siguruar të parin trofe të Superkupës së Shqipërisë.

Të fundit

Trafik armësh nga Shkodra drejt Tiranës, burg për ish-efektiven dhe 4 të rinjtë

Para dy ditësh, policia e Tiranës arrestoi të rinjtë Sabian Hasaj, Redi Nika, Denis Hasaj, Denisa Halilaj, Mirjan Hasaj....

Rike nxjerr zbuluar produksionin: Do dilja, por ma mbushi mendjen mami me motrat

Aludimet se banorët e BBV3, nuk janë plotësisht të izoluar nga të afërmit e tyre jashtë po shtohen dita ditës. Para pak kohësh, një...

Berisha: Shqipëria nuk plotëson më kriteret politike për të qenë anëtare e NATO-s

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka marrë pjesë nëpërmjet një lidhje live ndërsa ndodhet në arrest shtëpiak në aktivitetin dedikuar 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në...

Pas arrestimit të Evis Berberit, qeveria emëron kreun e ARRSH-së (Emri)

Pas arrestimit të Evis Berberit, qeveria ka emëruar në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentain Gjylin, i cili mbante postin e zëvendës drejtorit. Sipas informacioneve,...

Ora verore, të dielën akrepat shkojnë 60 minuta para

Kthehet ora verore me akrepat që lëvizin një orë përpara mes të shtunës 30 dhe të dielës 31 mars. Akrepat lëvizin një orë para,...

Lajme të tjera

Web TV