Veliaj: Kur qeverisin Tiranasit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i lindur dhe rritur në Tiranë. Kryetari i opozitës i lindur dhe rritur në Tiranë. 10 ministra të qeverisë të lindur dhe të rritur në Tiranë. Kryebashkiaku i Tiranës i lindur dhe rritur në Tiranë.

Tashmë nuk mund të thuhet se Shqipëria dhe Tirana qeverisen nga të ardhurit. Por sa ka ndikuar kjo në qeverisjen e shtetit? Ja si përgjigjet Erion Veliaj në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU.

E para unë nuk besoj shumë tek kjo ndarje sepse Tirana në vetvete është një kryeqytet aksidental, pra mbaron Kongresi i Lushnjes, niset qeveria për në Durrës, se ndryshe do ishim duke e bërë këtë bisedë për Durrësin, dhe do thuhej nuk po bëhet nga të ardhurit por nga durrsakët. Kështu që ndonjëherë historia përdor një lloj ironie ku fjala Tiranë tani do ishte Durrës nëse nuk do ishte prerë rruga në Shijak dhe do kishin ardhur në Tiranë.

Vendi i është përgjigjur kësaj rastësie dhe kësaj historie, flukset migratorëve pas viteve ’90 iu përgjigjën faktit që epiqendra ishte në Tiranë. Kur njerëzve nuk iu erdhën rrogat, kur qindra reparteve ushtarake, duke filluar nga Shistaveci në Kakavijë, kur nga superfosfati deri tek rafineria e Ballshit njerëzit thoshin ore të shkojmë të shohim çfarë ndodh atje në Tiranën, qeveria ekziston apo jo, rrogat do vijnë apo jo. Unë nuk di, në mbi 100 vende që unë mund të kem udhëtuar, për një vend të përmasave tona, të mos ketë përqendrimin më të madh në Tiranë.

 

Të fundit

“Në garë 1279 kandidatë”- Zëdhënësi i KQZ në Kosovë mban konferencën e parë

Zëdhënësi i KQZ në Kosovë, Valmir Elezi ka mbajtur konferencën e parë për mediat, ku ka dhënë detaje nga...

Mot i kthjellët, por me diell! Parashikimi për sot

Këtë të diel, vendi ynë do të mbizotërohet nga mot i kthjellët dhe relativisht i ftohtë, si pasojë e masave ajrore me origjinë verilindore...

9 ushqimet më të këqija që shkaktojnë rritjen e sheqerit në gjak

Sheqeri i lartë në gjak mund të shkaktojë një mori efektesh anësore dhe me kalimin e kohës, mund të çojë edhe në diabet. Por ka...

Rreth 2 milionë qytetarë u drejtohen sot kutive të votimit në Kosovë

Rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vote, do të mund të zgjedhin 120 ligjvënës mes 27 subjekteve politike në zgjedhjet parlamentare, të nëntat...

Parashikimi i horoskopit 9 shkurt, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Dita e sotme do jete shume e paqëndrueshme për ata qe janë ne një lidhje. Debatet me partnerin do jene te zjarrta ne orët...

Lajme të tjera

Web TV