Një nga punët më të rëndësishme të Bashkisë së Tiranës është edhe përgatitja për vitin mësimor. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU se për Tiranën prova gjenerale është kaluar për kopshtet dhe çerdhet. Sipas tij prej një muaji që ato po menaxhohen shumë mirë.
Ne kemi pasur një shembull konkret që e dhamë me kopshtet dhe çerdhet dhe deri tani në Tiranë nuk kemi pasur asnjë problem të kësaj natyre përsa i përket gjendjes.
Çerdhet kanë filluar që në fund të korrikut, në mos gaboj.
Ju keni bërë një analizë për këtë periudhë?
Patjetër. Kur kemi pasur një rast ku një edukatore në familjen e sahj është infektuar patjetër që kemi marrë masat dhe kështu do bëhet edhe në shkollë. Ai është protokolli bazë, ama përsa i përket nuk kemi lënë asgjë mangët. Ne sapo kemi bërë edhe disa transferime të fondeve tona për t’i çuar drejt dezinfektimit, duke qenë se një pjesë e madhe e shkollave do të bëjnë me mësim me dy ose tre turne.
Dezinfektimi do ndodhë i shpeshtë, gjatë një jave, sigurisht dhe konsumi i detergjentit qoftë për këpucët, qoftë për sprayn e gjithë solucionet që përdoren do jetë më i madh kështu që për të gjitha këto arsye kopshtet dhe çerdhet janë një shembull se si prej dy muajsh bashkia e Tiranës e ka menaxhuar këtë rihapje. Ky që tani quhet normaliteti i ri do ketë disa shtrëngime, fjala vjen njerëzit nuk ishin mësuar të sprucoheshin, kjo tani është e pashmangshme. Matja e temperaturës është e pashmangshme.
Këto ishin dhe shenjat e mia të para. Një temperaturë 37 e gjysmë-38 dhe pastaj një sens plogështie. Kështu që të gjitha këto do shtojnë kostot e menaxhimit tonë të aseteve, shkolla, kopshte, çerdhe. Megjithatë, me testin e parë prej dy muajsh në çerdhe dhe në kopshte ne na rezulton që dimë ta menaxhojmë. Ju kujtoj që bashkia e Tiranës ka 300 institucione arsimore , ne menaxhojmë asetin, dhe gjithë mirëmbajtjen e tyre. Në total janë 300 pika në GPS ku bashkia e Tiranës është prezentë dhe përgjegjëse për mbarëvajtjen. Dhe besoj me testin e suksesshëm që kaluam me shkollat dhe me kopshtet dhe me kopshtet dhe çerdhet. Tani a jam duke thënë që s’do ketë asnjë risk?Patjetër që do ketë risk. Çdo kontakt me njerëz ka risk.
-Ku qëndron risku më i madh?
-Gjatë kohës kur fëmijët luajnë dhe kanë një aktivitet sepse kanë një afërsi të madhe . Nëse nuk respektohet në mënyrë strikte mbajtja e maskës. Pra, ose do respektosh distancën ose nëse nuk mban dot distancën do mbash maskën.
-Po në lidhje me transportin e fëmijëve, me furgonat, a ka bashkia përgjegjësi?
-Jo, ajo është një përgjegjësi që menaxhohet nga vetë shkolla. Ose nga një grupim prindërish. Megjithatë policia bashkiake në rrugë ose policia rrugore kryesisht siç bën me autobuzët ashtu do bëjë dhe kontrolle të furgonave. Lipset që të ketë një vëmendje absolute. Fëmijët vërtët e kalojnë më lehtë por janë bartës hiperaktivë duke qenë se kanë më shumë energji, lëvizin, kontaktojnë shumë fëmijë të tjerë.