Veliaj: Shtatore në Tiranë për Nënë Terezën dhe Ismail Qemalin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj  njofton  se shumë shpejt në Tiranë do vendosen dy shtatore të mëdha të Nënë Terezës dhe Ismail Qemalit.

Gruaja shqiptare më e famshme  në botë si misionare e Paqes dhe themeluesi i shtetit shqiptar sipas Veliaj patjetër që duhet të nderohen me shtatore si shenjë e nderimit që i bën populli i kryeqytetit.

Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, Veliaj  shtoi se nuk është e denjë që shtatorja e Ismail Qemalit të hiqet nga muzeu dhe të vendoset përballë hotel Rogner.

Po të shohësh një status nga ju në Facebbok për ditën e lindjes së Nënë Terezës por pyetja ime është se kur do të ketë një shtatore të Nënë Terezës në Tiranë?
Besoj se ka ardhur momenti jo vetëm për Nënë Terezën por për Ismail Qemalin dhe figura të tjera. Ne i kemi kaluar me improvizim.

Ismail Qemali e ka

 E di. U mor nga muzeu. Kjo është e padenjë. Unë besoj që për disa figura do të duhet të kemi disa konkurse kombëtare. Ashtu siç kemi pasur konkurs për bashkinë e re që është gjithashtu një vepër e cila mbetet e qytetit tek Bulevardi i Ri.

Nuk na kushton asgjë që ne të bëjmë konkurse për Nënë Terezën dhe për Ismail Qemalin për një trajtim dinjitoz. Kjo është teoria, “merr një copë statujë nga një muze dhe ngule në lulishte”, ishte pak a shumë si ajo historia e tortës.

Sajo një gjë kiç dhe diskreditohu si ajo torta. Në qoftë se më thatë se për çfarë mbahet mend ajo administratë, ajo torta është besoj metafora më palosëse. Batuta që tregon të gjithë botëkuptimin tënd rreth qeverisjes, ishte ajo torta.

Unë besoj që nga torta dhe nxjerrja e Ismail Qemalit për xhiro në lulishte, duhet të kalojmë në diçka që i qëndron më shumë kohës dhe rezulton që disa punë të tilla siç ishte vepra e Gim Radës për 2 korrikun tek Rruga e Ambasadave apo disa vepra të tjera janë më dinjitoze kur bëhen në këtë mënyrë se sa kur improvizohen.

 

Të fundit

Qyteti i Gjirokastrës,ofron monumente madhështore që u kanë mbijetuar ndërhyrjeve moderne

Ne po humbasim mijëra vende historike të mahnitshme pa i vizituar, mes tyre janë disa nga thesaret e harruara...

Elon Musk: Nuk kam bërë asnjë ofertë për të blerë TikTok, nuk jam i interesuar

Miliarderi Elon Musk deklaroi se nuk është i interesuar të blejë TikTok-un, aplikacion të cilin Shtetet e Bashkuara po përpiqen ta ndalojnë për shkak...

Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ: Në të gjitha qendrat e votimit ka nisur procesi zgjedhor

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, tha se në të gjitha qendrat e votimit në Kosovë, procesi i votimit ka filluar, duke...

Rama ndan pamjet:Shqipëria është zgjedhur si Vendi i Nderit në panairin e turizmit global

Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria është zgjedhur si Vendi i Nderit në panairin më të madh global të turizmit, ITB Berlin. Me anë të...

“Në garë 1279 kandidatë”- Zëdhënësi i KQZ në Kosovë mban konferencën e parë

Zëdhënësi i KQZ në Kosovë, Valmir Elezi ka mbajtur konferencën e parë për mediat, ku ka dhënë detaje nga nisja e procesit të votimit. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV