1928/ Kur Ahmet Zogu u shpall mbret, foto të rralla të publikuara në gazetën “Excelsior”

113 563 lexime

101,061FansaPëlqeje

Nga Aurenc Bebja*, Francë

“Excelsior” ka botuar, të enjten e 6 shtatorit dhe të premten e 7 shtatorit 1928, në faqet n°6, fotografitë e ceremonisë së shpalljes mbret të Ahmet Zogut, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar :

Shpallja e Ahmet Zogu, mbret i Shqipërisë, si Zog I – Excelsior 6 shtator

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Pasi priti delegacionin e Asamblesë Kushtetuese, i cili i komunikoi lartësimin e tij në fronin e Shqipërisë, Ahmet Zogu, i shoqëruar nga oficerë dhe një skuadron kalorësish, shkoi në Asamblenë Kushtetuese, ku u betua për detyrën e re duke lexuar formulën e shenjtë, të cilën më pas e nënshkroi.

Foto : Në Tiranë, në dalje të Parlamentit shqiptar pas shpalljes së mbretërsië – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Anëtarët e trupit diplomatik me rroba civile dhe personalitetet shtetërore morën pjesë në takim. 

Foto : Ahmet Zogu – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Pati njëqind e një të shtëna me top me rastin e  ngjitjes së tij në fron.

Foto : Rezidenca e mbretit të ri të Shqipërisë në Shkodër – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Festimet që shoqëruan, në Tiranë, kurorëzimin e mbretit të Shqipërisë, Zogu I – Excelsior, 7 shtator

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Ne bëmë një përmbledhje të detajuar të ceremonive që u zhvilluan në Tiranë për kurorëzimin e Ahmet Zogut si mbret i Shqipërisë.

Foto : Mbreti në mes të ministrave të tij pas shpalljes. – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Foto : Parada e ushtarëve para shtëpive të zbukuruara. – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Foto : Studentët demonstrojnë në favor të Zogut I – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Lexo edhe :  Çfarë mund të mësojë bota nga pandemia e Covid-19

Sot morëm fotografitë që botojmë më lart, të cilat ilustrojnë këto ngjarje dhe tregojnë shkëlqimin dhe entuziazmin me të cilët u festua shpallja e sovranit të ri.

 

Zogu I, i cili ka bërë betimin për detyrën e re duke lexuar formulën e së cilës ai ka nënshkruar tekstin, do të jetë një sovran kushtetues.

 

Ai njoftoi kombet e ndryshme me rastin e ngjitjes së tij në fron.

Burimi : https://www.darsiani.com/la-gazette/fotografite-ekskluzive-te-shpalljes-mbret-te-ahmet-zogut-ne-gazeten-excelsior-1928/

Të fundit

Pfizer: Nuk jemi të sigurt që të vaksinuarit nuk e transmetojnë COVID-19

Marrja e vaksinës anti COVID-19, Pfizer, nuk garanton mostransmetimin e koronavirusit. “Unë mendoj se kjo është diçka që duhet të...

14 viktima dhe 560 raste të reja me COVID në Kosovë

Kosova ka regjistruar 14 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit dhe 560 raste të reja pozitive në 1.620 testime. Sipas të dhënave të...

Covid/ Rusia fillon vaksinimin nga Moska, 70 qendra që ndihmojnë procesin

Rusia po fillon programin e saj të vaksinimit Covid-19, me klinikat në Moskë të cilat kanë prioritet ata që janë më të rrezikuar nga...

Kapen 275 kg drogë me stampën “Dragon Ball” në Itali, pranga 3 shqiptarëve

Policia italiane ka sekuestruar ditën e sotme 275 kg drogë prej të cilave 160 kg hashash dhe 115 kg marijuanë. Sipas raportimeve nga media italiane,...

COVID-19/ Turqia në izolim gjatë fundjavës

Turqia gjatë kësaj fundjave është futur në izolim, pasi rastet e reja me koronavirus dhe vdekjet, kanë shënuar numra rekord ditët fundit. Masa e izolimit...

Lajme të tjera

Web TV