Dita e Hashures, Kryemadhi: Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për ngadhënjimin e të mirës mbi të keqen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar një vizitë sot në Kryegjyshatën Bektashiane me rastin e Ditës së Hashurës ku është takuar me Kryegjyshin botëror të bektashinjve Edmond Ibrahimaj.

Pas vizitës, ku shoqërohej nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari, Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi dhe anëtarja e Kryesisë së LSI, Elona Guri, Kryemadhi tha se me urimin e saj shkon në çdo shtëpi të shqiptarëve për të çliruar shpirtrat tanë nga çdo mëkat që ne kemi, nga çdo e keqe që na ka kapur dhe për të ecur përpara për t’i dhënë begati vendit tonë.

Ajo e cilësoi këtë ditë si simbol të ngadhënjimit të së mirës mbi të keqen, duke kujtuar betejën e Imam Hyseinit.

“Sot në ditën e Hashures, dita kur Imam Hyseini udhëhoqi betejën në Qerbela për të përmbysur diktaturën famëkeqe të Jezitit mavi dhe për të rindërtuar paqen, demokracinë dhe për të çliruar popujt nga kjo dhunë e kjo zgjedhë.

Në këtë ditë do të dëshiroja që me këtë urim të shkonim kudo në çdo shtëpi të shqiptarëve për të çliruar shpirtrat tanë nga çdo mëkat që ne kemi, nga çdo e keqe që na ka kapur dhe për të çliruar shpirtrat tanë për të ecur përpara për t’i dhënë begati familjeve tona, për t’i dhënë begati popullit tonë, për t’i dhënë begati vendit tonë.

Sepse sot më shumë se kurrë kemi nevojë për ngadhënjimin e të mirës mbi të keqen. Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë dhe Zoti i dhëntë Shqipërisë mbarësi e begati ashtu sikurse në betejën e Qerbelasë u çliruan nga çdo dhunë e çdo padrejtësi që i bëhej”, tha Kryemadhi./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

I premtoi një 7-vjeçari se do t’i hapë TikTok-un më 12 maj, Rama ironizon Berishën

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar këtë premtim qesharak të Berishës me pamjet e një bufi, i cili ka të...

Aksident i rëndë në aksin Pogradec-Qafë Thanë, automjeti përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Pogradec-Qafë Thanë. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Cervenakë, ku një automjet ka përplasur për...

“Hoti është ndarë kur u nda Shqipëria”, vrasja e Isa Boletinit në Urën e Ribnices!

Nga Tirana drejt Shkodrës. Dhe përtej. Këtë herë do të shkojmë drejt kufirit me Malin e Zi, që e ndan Hotin e banuar me...

Zjarr në parkingun e një pallati në Tiranë, shërbimi zjarrfikës në luftë me flakët

Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 18:20, në rrugën “Gjik Kuqali” ka rënë zjarr në parkingun e një pallati. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe...

Depresioni kalon nga stomaku/ Studiuesit: Ankthi dhe stresi ndikojnë në kequshqyerje

Dashuria kalon nga stomaku thuhet shpesh, por sipas studimeve të fundit edhe depresioni kalon përmes tij. Studiuesit gjerman kanë vërtetuar se çrregullimet e shëndetit mendor...

Lajme të tjera

Web TV