Formula 1, Monza dhe Muxhelo, “kënga e fundit e mjellmës” për Sebastian Fetel

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Ferrari” po përgatitet për dy garat e ardhshme, tepër të rëndësishme, në Monza e Muxhelo, ku edhe do të festohet gara e 1,000-të në Formula 1. Dy gara që parashikohen të vështira, duke parë edhe paraqitjet e dy makinave të kuqe deri tani në Botërorin e këtij viti në Formula 1. Për Sebastian Fetelin do të jetë hera e fundit që do të garojë me skuadrën e Maranelos në Çmimin e Madh të Italisë. E për të do të ketë shumë emocione. Vetë piloti gjerman pranon se do t’i mungojnë shumë tifozët në Monza.

“Do të jetë e trishtuar të mos shohësh tifozët në Monza, është hera e parë, – ka rrëfyer ai. – Në këto vite, kam qenë i rrethuar nga dashuria e tifozëve të “Ferrari”-t, në Itali në mënyrë të veçantë. Mendoj se do të jetë e vështirë të shikosh gjithë këta njerëz, duke e ditur se do të jetë hera e fundit që garon me të kuqe. Në këtë aspekt mendoj se do të jetë më e lehtë ta kaloj këtë situatë, pa tifozë.” Më tej, Feteli ka theksuar se kujtimi më i bukur për të ka qenë, fitorja e parë në Malajzi. Kanë ardhur edhe fitore të tjera më pas, por siç thonë, e para është speciale.

Ai ka thënë fjalët të mira edhe për shokun e skuadrës, Sharl Lëklërk. “Ai është një djalë i mirë, po bën një punë të mirë me makinën dhe ka shumë talent, – ka thënë piloti gjerman. – Gjithçka që shkruhet për të e ka merituar. Në të ardhmen do të duket se çfarë do të tregojë. Mendoj se është piloti më i shpejtë dhe më i talentuar i momentit.” Në fund, Feteli ka folur edhe për situatën që po kalon “Ferrari”. “Nuk kemi patur asnjëherë paketën e duhur motorike për të luftuar për titullin, – ka pohuar 33-vjeçari. – E kjo ka ndodhur për shumë arsye, jo për një.”

Lexo edhe :  Dortmund thyen në mënyrë spektakolare Atleticon dhe kualifikohet në gjysmëfinalen

“Roli im është t’i jap makinës, e të provoj ta zhvilloj atë drejt përsosmërisë, – ka vijuar ai. – Kam kërkuar ta shtyj skuadrën në këtë drejtim. Kemi qenë mirë bashkë, kemi bërë gara të bukura e të tjera jo të mira. Jam sigurisht një tifoz i madh i “Ferrari”-t. Ka qenë gjithnjë ëndrra ime të isha pilot i “Ferrari”-t. Ka qenë një privilegj ta realizoj këtë. Por tani do të shikoj të ardhmen”. Për planet e të ardhmes, Sebastian Fetel nuk ka thënë asnjë të qartë, nëse do të vazhdojë sërish të garojë në Formula 1 apo do të tërhiqet.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

“Kjo verë parashikohet me temperatura të larta”, ja masat për parandalimin e zjarreve

Edhe vera e këtij viti parashikohet të jetë me temperatura tepër të larta për shkak të ndryshimeve klimatike ndaj...

“Kishte dorë që i vogël!”/ Avokati shpërthen ashpër ndaj Metës: Si e shtriu hajdutërinë

Avokati Idajet Beqiri ka treguar sot një episod nga jeta e tij gjatë kohës që punonte në Skrapar. Sipas tij, Ilir Meta njihej si hajdut...

Ndodh në Pogradec! Peshkatari kap në liqenit të Ohrit koranin mbi 13 kg (FOTOT)

Ndodh në Pogradec! Një peshkatar kap në ujërat e liqenit të Ohrit një peshk Koran më shumë se 13 kg. Peshkatari, i cili e ushtron...

Kumbaro ultimatum prefektëve: Zero tolerancë për struktura betoni në plazhe

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro mblodhi në një takim prefektët e 12 qarqeve të vendit për t’u komunikuar prioritetet mbi mbarëvajtjen e...

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, si arritën shqiptarët të korruptonin latino-amerikanët

Është zhvilluar dhe në Belgjikë seanca e radhës për një nga proceset “SKY ECC” me 40 të pandehur, shqiptarë e kolumbianë, të akuzuar për...

Lajme të tjera

Web TV