Tritan Kalo shpallet qytetar nderi i Gjirokastrës, mjeku: Përkulem me shumë respekt e konsideratë përpara jush

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku i njohur, Tritan Kalo, është shpallur sot qytetar nderi nga Këshilli Bashkiak i Gjirokastrës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë mjeku, ku shpreh se është një vlerësim i madh për të. Në një postim në mediat sociale, Kalo shprehet se nuk e kishte menduar që puna dhe përkushtimi i tij do të tërhiqte vëmendje e do të vlerësohej kaq lart.

Më tej ai shprehet se është thellësisht i prekur nga ky nderim për të dhe shton se njerëzit gjithmonë e kanë njohur dhe vlerësuar Gjirokastrën si qyteti i gdhendur plot hijeshi e madhështi në shpatet e Malit të Thatë, si qyteti që plot bujari rrit e ushqen djem e bila të përkorë.

REAGIMI I PLOTË

Kohë Kovodiane….QYTETAR NDERI i qytetit të GJIROKASTRËS….Nuk e kisha menduar ndonjëherë se vjen një ditë që Puna, Përkushtimi, Profesionalizmi dhe Humanizmi i një Mantelbardhi si unë, do të tëhiqte vëmëndjen dhe do të vlerësohej kaq lartë nga Anëtarët e një Këshilli Bashkiak, të cilët përpos detyrimeve e punëve të tyre të shumta të kohës do të konsumonin minuta nga koha e tyre e çmuar, për të më aprovuar më 31 Gusht 2020 si BIR të NDERUAR të Qytetit të Gurtë, simbol i paçmuar i Atdhetarisë, i Arsimit, i Kulturës, i Qytetarisë dhe i Tolerancës në mbarë TROJET ARBËRORE…..Qyteti ku në Gusht të vitit 1931, lindi im atë i ndjerë Mirdash KALO, pinjoll i Kalatëve të Palortosë dhe i Çoçolatëve të Dunavatit….Ishin fillimisht mjekët e këtij qyteti që i adresuan kërkesën Kryetarit të Bashkisë, Dr. Flamur Golemit, dhe ky i fundit që i propozon me shkrim në 24.08.2020 dhe i adresohet direkt Anëtarëve të Këshillit Bashkiam më 31 Gusht 2020, për të më nderuar e përjetësuar me këtë Titull Nderi….

PA shumë FJALË por THELLËSISHT i prekur….NJERËZIA gjithmonë e ka njohur e vlersuar Gjirokastrën si qyteti i gdhendur plot hijeshi e madhështi në shpatet e Malit të Thatë, si qyteti që plot bujari rrit e ushqen djem e bila të përkorë, atdhe e kulturë-dashës, sepse për gjithkënd në Viset tona Arbërore “GJI-ROK-ASTRA” nuk është gjë tjetër, veçse: “Gjiri i Gurtë që ushqen e rrit, vlerëson e lartëson ata/ato që i konsideron vlera, Astra/Yje” për vete, për Vendin dhe për Shqiptarinë….NUKU e di nëse jam vërtet një i tillë, POR ju siguroj se edhe në ditët e mbetura të jetës sime, unë Dr. Tritan KALO, do të vijoj të bëj të pamundurën, që të mos i zhgënjej aspak bashkëqytetarët e Gjirokastrës sime dhe jo vetëm, për këtë vlersim dhe besim, përkundrazi…. Do mbetem përherë një bir i lidhur genetikisht dhe shpirtërisht i Gjirokastrës sonë të njohur dhe të nderuar ndër shekuj….PËRKULEM me shumë-shumë respekt e konsideratë përpara jush për këtë vlersim të lartë!!!

Lexo edhe :  “Do ta kemi Francën në krah”/ Rama: Kjo qasje do ishte pamundur nëse…

Mjeku Tritan Kalo nuk është i vetmi që është nderuar nga qyteti i tij i lindjes. Pak javë më parë dhe mjeku Pëllumb Pipero mori titullin qytetar nderi i Skraparit, për kontributin e tij në mjekësinë shqiptare. Ka.Li/fjala.al

Të fundit

“Beleri një copë kukull, di vetëm 100 fjalë”/Shpërthen Ngjela: Një injorant pa shkollë…

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në një emision televiziv, foli në lidhje me situatën e Fredi Belerit me Greqinë,...

10 seriale në Netflix, që ia vlen t’i shohësh

Këto ditët me shi sikur na i prishën planet, ndaj ruaje këtë listën me 10 tituj serialesh që mund t’i shohësh në ditët në...

Opozita nesër protestë për dosjen 5D/ Bardhi thirrje qytetarëve: Bashkohuni

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e opozitës. Opozita do të zhvillojë nesër...

Thellohen përçarjet mes Metës dhe Kryemadhit/ “Më ka sulmuar”

Thellohen përçarjet mes Metës dhe Kryemadhit. Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi është shprehur se Meta e ka sulmuar si politikane. Më tej ka sulmuar dhe...

‘Lajthitje politike’/ Açka ‘diagnostikon’ Metën: Iliri nuk ēshtë çështje fiqiri…

Përmes një postimi në Facebook, deputetja Flutura Açka shkruan se çështja e Ilir Metës dhe e sulmeve të tij ndaj kreu të Prokurorisë së...

Lajme të tjera

Web TV