Leshaj inspekton Komisariatin e Policisë në Pogradec: U godit një grup shumë i rrezikshëm kriminal

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi një inspektim në Komisariatin e Policisë së Pogradecit i shoqëruar nga Prefekti i qarkut dhe drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit.

Ministri vlerësoi punën e strukturave lokale të Policisë për mbarëvajtjen e sezonit, si dhe rendin në tërësi.

Lleshaj veçoi goditjen e një grupi me tendenca të forta kriminale. Ai gjithashtu theksoi se shërbimet online kanë ulur me 70 % prezencën e qytetarëve që marrin shërbime në polici, duke i ofruar ato online.

Fjala e plotë e Lleshajt:

Kemi ardhur sot në Pogradec për të inspektuar punën që po bëjnë strukturat e këtushme të Policisë, në funksion të rendit dhe të sigurisë. Dhe dua të them me kënaqësi se puna e bërë nga Komisariati dhe nga strukturat e tjera vendore të Policisë ka dhënë rezultate të mira. Së fundmi, opinioni publik është njohur me një ngjarje të rëndë, e cila u shoqërua pastaj me një aksion shumë të rëndësishëm të Policisë që çoi në zbulimin dhe goditjen e një grupi shumë të rrezikshëm kriminal, i cili ka shkaktuar një moment shumë optimist në mbarë qytetin e Pogradecit, për faktin se u godit vërtetë fort dhe shpejt një grup i ndërlikuar kriminal.

Shohim me kënaqësi se masat e marra edhe në funksion të shërbimeve të tjera policore, në funksion të menaxhimit të sezonit turistik, të masave të marra për policimin në komunitet dhe po ashtu masat e marra për ofrimin e shërbimeve online janë në rrugën e duhur. Konstatova me kënaqësi se fluksi i qytetarëve që vijnë fizikisht në hyrje, ose në Zyrën e Shërbimit të Qytetarëve në Komisariat, tashmë ka rënë me një përqindje të madhe.

Kjo për arsye se shërbimet ofrohen online dhe është eliminuar dukshëm, gati mbi 70 % nevoja e prezencës fizike të qytetarëve në mjediset e Komisariatit. Ne do ta vazhdojmë këtë punë me konseguencë të madhe, për të bërë të mundur që qytetarët të mund të marrin shërbime online, pa qenë nevoja të harxhojnë kohë apo dhe para për këto shërbime.

Lexo edhe :  Partia Socialiste në skaner një vit përpara zgjedhjeve

Ndërkohë burimet njerëzore që çlirohen do t’i angazhojmë më mirë në funksion të rendit dhe sigurisë publike. Besoj se edhe investimi i bërë nga Qeveria për shtimin e madh të numrit të Policisë së Shtetit do të japë ndikimin e vet edhe në Pogradec përmes shtimit të patrullave dhe përmes shtimit të kapaciteteve në funksion të rendit dhe të sigurisë në këtë qytet të rëndësishëm turistik të vendit./Bl.Ba/Fjala.al

https://www.facebook.com/lleshajsander/posts/648440182471980

Të fundit

Blerina Bala kryetare e komanduar, analisti bën paralajmërimin e bujshëm: Nëse Beleri…

Këshilli Bashkiak i Himarës, me 15 vota pro dhe 4 kundër komandoi Blerina Balën si drejtuese të bashkisë Himarë. Juristi...

E keni menduar ndonjëherë? Zbuloni çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni çdo ditë supë

Edhe pse supa konsiderohet si një ushqim i mirë për rastet kur keni temperaturë ose ndonjë sëmundje tjetër, duhet të dini se kjo varet...

U pështy në fytyrë, Tavo: Interesat e vogla kanë marrë peng komunutetin himariot

Prefekti i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo u përball me një incident në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ku do zgjidhej drejtuesja e komanduar e...

Diabeti, ndotja e ajrit dhe konsumimi i alkoolit 3 faktorët e rrezikut të demencës

Diabeti, ndotja e ajrit dhe konsumimi i alkoolit mund të jenë faktorët më të mëdhenj të rrezikut të demencës, sipas një studimi të ri. Studiuesit...

U zgjodh të drejtojë Bashkinë e Himarës, reagon për herë të parë Blerina Bala

Blerina Bala ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjes nga Këshilli Bashkiak si kryetarja në detyrë e Bashkisë Himarë, e cila do ta mbajë...

Lajme të tjera

Web TV