Partia e re/ Halit Valteri: Murrizi e Hajdari bashkë! Do fitojmë 20 deputetë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti Halit Valteri gjatë një interviste për “Report Tv” deklaroi se opozita e re do të ketë një parti dhe se Rudina Hajdari do të jetë bashkë me Muslim Murrizin. Ai shprehet optimist se në zgjedhjet e ardhshme ata do të fitojnë 20 deputetë.

“Ne kemi qenë një grupim deputetësh, por si çdo grupim ka mendimet e tyre, s’kemi qenë një parti që ka pasur një kryetar. Sot po zyrtarizohet dhe po hidhet në treg një parti e re.

Jemi rreth 11 deputetë që do t’i bashkohen në ditët në vijim kësaj lëvizje, për të shpresuar për të shkuar deri në 20. Në fushatë në 12 qarqet besojmë se do të kemi 20 mandate në Kuvendin e Shqipërisë.

Unë e di që Rudina Hajdari nuk ka dalë kundër kësaj partie, mund të jetë dhe kjo parti ajo që thotë Rudina Hajdari se është shumë shpejt.

Ne nuk kemi qenë kurrë të ndarë. Nëse Hajdari ka folur për një parti, unë flas për një parti, Murrizi flet për një parti, besoj se flasim për të njëjtën parti”, tha Valteri./Bl.B/Fjala.al

Të fundit

Rryma e oqeanit përshpejtohet me nxehtësinë. Problem për akullin e Antarktidës

Shkenca Rryma Rrethore e Antarktikut intensifikohet me rritjen e temperaturave: është e destinuar të rritet në shpejtësi dhe të...

I lumtur deri në… budallallëk

Nga Leonard Veizi Të lumtur në jetë të jetëve... Epo kjo është sentencë krejt folklorike. Sepse realiteti nuk do shumë mund për t’u kuptuar se është...

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe sipërmarrjes, si një nga rrugët...

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës nën...

Lajme të tjera

Web TV