Vetëvrasja te “Shefqet Ndroqi”/ Rakacolli: Kanë nisur hetimet nëse ka qenë adekuat mjekimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka folur rreth vetëvrasjes së 65-vjeçarit në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Për mediat ajo u shpreh se viktima ka qenë i shtruar në spital për një ditë dhe se ishte duke marrë trajtimin e duhur dhe kujdesin mjekësor specifik për sëmundjen që kishte, ajo gjithashtu theksoi se 65-vjeçari ishte duke marrë dhe ndihmë nga simptomatologët dhe konsulta psikiatrike.

Më tej, Rakacolli bëri me dije se kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme.

“Pacienti ka qenë prej 24 orësh i shtruar dhe i është ofruar ndihmë për simptomatologjinë dhe ankesat që paraqiste situata e tij. Kanë nisur hetimet, se si ka qenë situata, a ka qenë adekuat mjekimi dhe si ka qenë asistenca, që do të sqarohen në ditët në vijim. Ata marrin mjekimin e tyre, përveç COVID dhe situatën që ata paraqesin, siç marrin mjekim dhe ata për diabetin, apo sëmundjet e zemrës.

Marrin mjekim specifik për sëmundjen që kanë. Spitalet komunikojnë me njëri tjetrin dhe janë marrë edhe konsulta psikiatrike”, tha Rakacolli./Re/Gu/Fjala.al

Të fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern Munich. I tërhequr nga futbolli...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

“Eglën e njoh shumë mirë…”/Hygerta Sako zbulon detaje për banoren jashtë shtëpisë së BBV

ot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë gazetarja Hygerta Sako, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për...

Lajme të tjera

Web TV