Spanjë/ Alarmante, mbi 8 mijë të infektuar vetëm në 24 orët e fundit

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Numri i rasteve të reja me COVID-19 sa vjen e po shtohet në Spanjë, duke arritur në 221 për çdo 100 mijë banorë, gjashtë herë më shumë se mesatarja europiane.

Të martën u regjistruan 8115 raste të reja brenda 24 orëve, rritja më e madhe që nga data 23 mars. Megjithatë, kjo shifër përfshin edhe ata me teste serologjike, e cila përfshin edhe pacientët që e kanë kaluar pa simptoma dhe janë shëruar pa e kuptuar.

Spanja ka pasur më shumë se 470 mijë raste deri tani dhe pothuajse 30 mijë të vdekur, që nga nisja e pandemisë.

Në shtatë ditët e fundit janë zbuluar rreth 50 mijë raste të reja, ndërkohë që javën para kësaj kjo shifër ishte 37 mijë.

Edhe numri i vdekjeve është rritur, me 159 të vdekur në shtatë ditët e fundit. Ajo që është më shqetësuese është se në Spanjë shifrat janë tepër më të larta se në vendet e tjera të BE-së.

Franca renditet e dyta, me 92 raste për 100 mijë banorë.

Ditën e martë në Francë janë regjistruar rreth 5000 raste të reja, duke e çuar totalin në 286 mijë.

Ndërsa në Gjermani, numri i madh i testimeve dhe i gjurmimit të rasteve ka bërë që të ketë më pak vdekje se në vendet fqinje.

COVID-19 ka marrë jetën e 857.000 njerëzve në të gjithë botën, ndërkohë që janë verifikuar më shumë se 6 milionë raste. Ru. Do/ Fjala

Të fundit

Rusia miraton vaksinën e tretë anti-Covid, është ‘Covivax’

Ministria Ruse e Shëndetësisë, ka miratuar një vaksinë të tretë kundër Covid-19. Bëhet fjalë për ‘CoviVac’, e realizuar nga...

Dy të rinjtë u bënë milionerë në kohë pandemie, por…

Dy zviceranët, Jascha Rudolphi dhe Luca Steffen gjetën mënyrën të bëjnë para gjatë pandemisë. Ata janë bërë milionerë gjatë valës së parë të pandemisë duke...

Parashikimet nga 21-22 deri më 28 shkurt

DASHI: Po vijnë ditë kaotike. Disa mund të fillojnë nga e para. Nesër hëna do të jetë disonante. Priten ngadalësimet në punë. DEMI: Momente të forta agjitacioni....

Ndërron jetë në moshën 53-vjeçare Dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja

Dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Artur Sula ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare. Lajmin e kanë bërë të ditur miqtë dhe të afërmit...

Në kërkim për plagosjen e rëndë të 65-vjeçarit, arrestohet 42-vjeçari në Pogradec

Policia ka arrestuar një 42-vjeçar në Pogradec, pasi ishte shpallur në kërkim për 'Plagosje e rëndë me dashje". Pas një konflikti për motive të dobëta,...

Lajme të tjera

Web TV