Pak kohë më parë, multimilioneri Elon Musk, deklaroi se çdokush që dëshiron të punësohet në kompaninë e tij Tesla, nuk do ta ketë të detyrueshme pasjen e diplomës katër vjeçare.
Madje bëhet fjalë për të punuar në një prej sektorëve më të avancuar, atë të Inteligjencës Artificiale.
I pyetur në atë kohë nëse do të duhej doktoraturë për t’u punësuar, Musk tha se nuk do të ishte nevoja madje as për diplomë katër vjeçare. Por shtoi se aplikantët do të duhet të përgatiten për një testim tepër të vështirë lidhur me fushën përkatëse.
Por Tesla nuk është e vetmja, edhe gjiganti i teknologjisë Apple, Google si dhe shërbimi televiziv Netflix kanë deklaruar se diploma nuk është kusht për punësimin. Për sa kohë jeni të aftë të bëni mirë atë që dini, arsimi juaj nuk është i rëndësishëm.
La.Mi/Fjala.al