Disa sekrete japoneze për një pamje të re edhe pas të 50-ve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Masazh i fytyrës

Praktikimi i një masazhi ditor është i pari nga sekretet japoneze për një lëkurë prej porcelani. Sigurisht, është e nevojshme disiplina: ju duhet ta bëni atë çdo ditë, mëngjes dhe mbrëmje, për të paktën dhjetë minuta. Me lëvizje të lehta të gishtërinjve, të cilët kanë efektin e riaktivizimit të qarkullimit dhe stimulimit të procesit natyror të rigjenerimit të lëkurës.

Një krem natyral.

Të gjithë e vendosim para pasqyrës, pak krem në të djathtë, pak në të majtë, pastaj një masazh të shkurtër dhe shkojmë. Krejtësisht e gabuar. Para se të aplikohet në fytyrë kremi duhet të nxehet në pëllëmbën e dorës për disa momente. Vetëm pas këtij hapi themelor mund ta përhapni atë në fytyrën tuaj, duke shtypur lehtë. Vetëm një krem i nxehtë lëshon të gjithë përbërësit e tij aktiv. Me pak fjalë, është më efektiv.

Oriz

Gratë japoneze përdorin orizin si ilaç për të gjitha sëmundjet. Ekziston një recetë që sipas mendimit të japonezëve është në gjendje t’ju bëjë të rinoheni me dhjetë vjet sa hap e mbyll sytë. Provoni ta aplikoni këtë maskë dy herë në javë për të paktën dy javë.

Përbërësit janë: një lugë mjaltë; tre lugë oriz; një lugë qumësht.

Zieni orizin në ujë derisa të bëhet shumë i butë. Më pas kullojeni dhe vendoseni në një tas qeramik dhe përziejeni me qumështin dhe mjaltin. Aplikojeni në lëkurë të pastër për dhjetë deri në pesëmbëdhjetë minuta, pastaj shpëlajeni me kujdes dhe aplikoni produktet tuaja të zakonshme të bukurisë.

Çaj jeshil

Japonezët pinë shumë çaj jeshil. Ai është një eliksir i bukurisë së vërtetë. Efekti i tij kryesor është të eliminojë toksinat e lëkurës.

Lexo edhe :  Zbulohet një “depozitë e fshehtë” ari, vlerësohet të jetë sasia më e madhe në planet

Algat

Japonezët përdorin alga deti jo vetëm në tryezë, por edhe si një përbërës i kremrave të tyre kundër plakjes. Më efektivët janë alga deti wakame dhe nori. E para është një djegëse e fuqishme yndyre dhe ndihmon në eliminimin e qeseve dhe rrathëve të errët. Në vend të kësaj nori është i pasur me kolagjen.

Probiotikët

Probiotikët janë thelbësorë për funksionimin e duhur të zorrëve. Efekti i tyre në lëkurë? E thjeshtë: një zorrë e shëndetshme largon papërsosmëritë e lëkurës.

Ka.Li/fjala.al

Të fundit

1 në 3 shqiptarë jeton në kushte të vështira ekonomike, theksi te të moshuarit

Një në tre shqiptarë jetoi në kushte të vështira ekonomike gjatë vitit të shkuar. Kjo, sipas Avokatit të Popullit,...

Kancelari i ri gjerman: Do të ndërtojmë ushtrinë më të fortë në Evropë!

“Rishikimi i politikave dhe prioritetet e reja, që synojnë ripërtëritjen e premtimit të prosperitetit për të gjithë përballë sfidave të mëdha”. Ky ishte mesazhi...

“Jam bërë vegjetarian”, Alizoti pendohet për deklaratën “do e ha të gjallë Ramën”

Tomor Alizoti është kthyer në ‘vegjetarian’ pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit. Teksa po i drejtohej selisë blu për takimin...

Deve dhe Tesla Cybertruck të kuqe, pritja madhështore e Trump në Katar

Presidenti Donald Trump u prit ngrohtësisht në ndalesën e dytë të udhëtimit të tij katër-ditor në Lindjen e Mesme, teksa mbërriti në Doha të...

Noka akuzon qeverinë: U blenë karta me 10 mijë euro që qytetarët të mos shkonin në votime

Flamur Noka duket se nuk e ka kapërdirë dot këtë humbje të thellë të PD-së në zgjedhjet e 11 majit, duke ngritur akuza për...

Lajme të tjera

Web TV