Shtatë persona humbin jetën dhe 92 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 7 viktima dhe 92 raste të reja me koronavirus.

Numri total i rasteve pozitive, me shifrat e fundit, ka arritur në 14.119 raste.

IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 115 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.546 raste.

Numri i rasteve aktive është 3.010.

Të shtunën, Komiteti për menaxhimin e pandemisë COVID-19 në Kosovë, pas vlerësimit që i është bërë situatës epidemiologjike me COVID-19, ka bërë të ditur se edhe përkundër një rënie të lehtë të numrit të rasteve me koronavirus, masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19 do të mbesin në fuqi.

Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Armend Zemaj, në një konferencë për media ka bërë të ditur se ende mbesin sfida serioze sa i përket menaxhimit të pandemisë COVID-19.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Spartak Ngjela bën paralajmërimin e bujshëm: SPAK pritet të bëjë goditje ndaj…

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në rubrikën Çështja e ditës nga Klevin Muka në News 24, u shpreh se...

A bëni pjes në listë? Këto tri shenja do të pasurohen në 2024

Nëse ëndërroni si të bëheni të pasur, ndoshta nuk do të bënte keq të dini çfarë kanë planifikuar yjet. Disa pozicione planetare janë shumë...

Një tjetër kryebashkiak socialist pritet të gjykohet nga GJKKO, ja për çfarë akuzohet

Në seancen e sotme SPAK mbajti qëndrimin që dosja në ngarkim të zyrtarit të lartë të qendojë në Gjykatën e Posaçme dhe jo të...

Vrau me thikë bashkëjetuesen dhe u largua / Apeli lë në burgim të përjetshëm Ramiz Micin

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë: Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit...

600 mijë euro për të prezantuar BBV? Arbana përgjigjet pas largimit nga Topi

Ish-moderatorja e Big Brother VIP Albania, Arbana Osmani, ka vendosur të ndajë mendimet e saj të qëndrueshme rreth çështjeve shumë të përfolura në media...

Lajme të tjera

Web TV