Ekskluzive/Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri, ja si janë shifrat në katër javët e fundit

Ish-ministri i  Shëndetësisë Ilir Beqja deklaron  se trendi i të infektuarve me Covid-19 në javë është në rënie dhe ky është lajm i mirë.

Në emisionin HARD TALK  NGA ROLAND QAFOKU, Beqja tha se numri i të infektuarve do të ishte tek  800 persona.

Njohës shumë i mirë i analizës së statistikave, Beqja deklaron  se është më kollaj që të mbahen statistika javë pas jave.

“Tre javë më parë shkuam 950. Dhe ishte sigurisht shthurja në plazhet e jugut. Vërtet u tha nuk ka disko pas orës 21:00 por u tha dhe që grumbullimet afër nuk duhet të jenë gjatë gjithë ditës,” deklaroi Beqja.

Duke marrë shkas nga deklarata e ministrit, gazeta “Fjala” nxori statistikat e të infektuarve nga data 7 gusht deri më datë 7 shtator 2020.

Për 32 ditët e fundit në vendin tonë janë infektuar 4390 persona dhe kanë humbur jetën 131 pacientë.

Për të njëjtën periudhë kohorë kanë fituar betejën me Covid-19 plot  3054. Ndërkohë janë bërë 24355 teste.

Po të shohim trendin e të infektuarve sipas javëve renditen: 10-16 gusht janë 969 të infektuar, 17-23 gusht janë 1047 të infektuar që është dhe java me numrin më të lartë të infektuarve.

Ndërkohë, trendi është në rënie. Në javën 24-30 gusht kemi 953 të infektuar me Covid-19. Dhe në javën e fundit, 31 gusht deri 6 shtator janë 875 të infektuar.

Fjala ka përpiluar pasqyrën e shifrave për 32 ditët e fundit. La.Mi/Fjala.al