Festivali i Këngës në RTSH mbahet në fundvit, ja ç’duhet të dini për t’u pranuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë fund dhjetor pritet të mbahet edicioni i 59-të i Festivalit të Këngës në RTSH.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të festivalit, ku përmes një postimi është njoftuar se faza e parë është ajo e pranimit të këngëve në datë 1 dhe 2 tetor.

Postimi i plotë i RTSh:

Radio Televizioni Shqiptar fton të gjithë krijuesit dhe interpretuesit të marrin pjesë në konkurrim për të qenë pjesëmarrës në Festivalin e 59 të Këngës.

Përzgjedhja e këngëve pjesëmarrëse do të kryhet nga komisioni i seleksionimit të këngëve në bazë të dëgjimit të tyre. Konkurrentët duhet të dorëzojnë pranë stafit të festivalit në Radio Tirana ose në postën elektronike ?[email protected] këngën e plotë me të gjitha specifikimet teknike si më poshtë:

1. Versionin përfundimtar të këngës të kënduar në formatin ëave 16 bit 44.1 khz.

2. Versionin përfundimtar të bazës orkestrale me backvocal në formatin wave 16 bit 44.1 khz.

3. Versionin përfundimtar të bazës orkestrale pa backvocal në formatin wave 16 bit 44.1 khz.

4. Partiturën Vokale (me nota) të këngës e shoqëruar me tekstin përkatës në çdo masë.

5. Partiturën e plotë të këngës në nota (transkiptimin) e cila do të ekzekutohet live, për të gjithë formacionin orkestral të Festivalit (orkestër simfonike + band).

6. Versioni MIDI FILE i këngës.

7. Tekstin e plotë.

8. Foto të këngëtarit nëse është pjesëmarrës për herë të parë në Festival.

9. Biografi e shkurtër artistike e këngëtarit (aktiviteti, pjesëmarrjet, çmimet etj).

– Të gjitha materialet e kërkuara më sipër duhet të jenë përfundimtare dhe të dorëzohen në datat 1 dhe 2 Tetor 2020 në zyrën e Festivalit në Radio Tirana ose postën elektronike [email protected]

Lexo edhe :  Gazetari: Ja kush është kandidati i duhur për Himarën

(Mos plotesimi i njërit prej elementëve të kërkuar e s’kualifikon këngën nga konkursi i përzgjedhjes).

Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Njëra është aseksuale dhe tjetra e dashuruar, motrat siameze rrëfejnë marrëdhënien e tyre

Motrat binjake 22-vjeçare të bashkuara, të cilat janë të ngjitura në bust dhe ndajnë një sistem riprodhues, kanë zbuluar...

Balluku në Lushnje: Nuk ka rritje të çmimit të energjisë për furrat e bukës

Çmimi i energjisë për furrat e bukës do të vijojë të mbetet i pandryshuar, duke mos rritur kostot e këtyre subjekteve. Sistemi i ri i...

Të mungon dikush? Si ta përballosh ndjesinë e vetmisë

Njerëzit janë nga natyra krijesa shoqërore. Shumica e njerëzve dëshirojnë intimitet, shoqëri dhe lidhje të qëndrueshme me të tjerët. Megjithatë, në anën tjetër të...

Doganat greke paralajmërojnë grevë 48-orëshe/ Paralizohet lëvizja në pikat kufitare

Doganat greke kanë paralajmëruar një grevë 48 orëshe nga data 2 prill në orën 08.00 të mëngjesit dhe deri në 04 prill në 08.00...

Dita e gjyqit për “portalet”/ Rama: Komision për dezinformimin!

Shqipëria do të ngrejë një Komision Parlamentar për dezinformimin. Ky Komision i Posaçëm parlamentar vjen pas marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-ve, rekomandimet e BE-së...

Lajme të tjera

Web TV