Kundërshtaret, Kazakistani mundet 1-2 në shtëpi nga Bjellorusia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Miqtë fitojnë me një gol në fund, tani të dy skuadrat kanë nga 3 pikë secila. Më herët të hënën është luajtur takimi tjetër i vlefshëm për grupin e 4-t të Ligës C të Ligës së Kombeve, ku bën pjesë edhe Shqipëria dhe Bjellorusia ka shtangur në fund Kazakistanit, duke e mundur në Almati me shifrat 2-1.

Vendasit erdhën në këtë përballje pas asaj fitoreje të papritur, 2-0, që patën arritur në ndeshjen e parë në grup në Vilnius ndaj Lituanisë vendase, ndërsa bjellorusët, pas humbje me të njëjtat shifra në shtëpi para 3 ditësh përballë Shqipërisë. Por ishin miqtë që e mbizotëruan ndeshjen në fjalë, pjesa e parë e së cilës u mbyll me rrjeta të paprekura.

Në pjesën e dytë, Bordaçev i kalon bjellorusët në epërsi me një goditje të saktë me kokë nga fare afër në minutën e 54-të. Por 9 minuta më vonë, Aimbetov barazon shifrat për vendasit. Atëherë kur po dukej se ndeshja po i drejtohej një barazimi, një kthim i gabuar prapa i topit nga kazakët drejt portierit të tyre i dha mundësi Lisakoviçit të përfitojë dhe të shënojë golin e fitores.

Bjellorusia mund kështë Kazakistanin 2-1 dhe të dyja skuadrat kanë nga 3 pikë pas dy ndeshjeve të para në grup.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Për një vit të plotë, trupat janë grumbulluar në Sudan- dhe ende bota shikon larg

Në vendin e lindjes sime, ky konflikt i fundit është dy tragjedi të mbivendosura. Njerëzit e saj janë të...

Ambiciet e Kosovës për Këshill të Evropës – drejt finishit a bllokimit

Kosova mund të bëjë një hap më pranë anëtarësimit në Këshillin e Evropës më 16 prill, kur Asambleja e tij Parlamentare ta shqyrtojë një...

Begaj-Osmanit: Duhet ta dëgjojmë njëri-tjetrin, por edhe ndërkombëtarët

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj thotë se Shqipëria është avokate e Kosovës për njohje të reja dhe anëtarësime në organizata ndërkombëtare. Në një konferencë...

Statuti i ri/ Meta përjashton bashkëshorten nga partia

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, analizoi dje “gjendjen në parti” ku premtoi se nuk do ketë më nepotizëm dhe gjithashtu theksoi se...

Rënia e bujqësisë dhe industrisë rrezikon 54% të të punësuarve në vend në sektorin privat

Industria dhe bujqësia janë dy sektorët që kanë shënuar ecurinë më negative gjatë vitit që sapo lamë pas. INSTAT raporti në të dhënat e...

Lajme të tjera

Web TV