Lojërat Olimpike do të mbahen “me apo pa Covid-19”

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Lojërat Olimpike në Tokio do të mbahen vitin e ardhshëm “me apo pa COVID-19”, tha nënpresidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, John Coates.

Ai konfirmoi për agjencinë e lajmeve AFP se Olimpiada do të nisë më 23 korrik, 2021.

Ajo ka qenë e paraparë të nisë në korrik të 2020-ës, por është shtyrë për shkak të pandemisë COVID-19, sëmundjes që e shkakton një koronavirus i ri.

Coates tha se tema e Lojërave fillimisht ka qenë: “Lojërat e rindërtimit pas shkatërrimit nga cunami”, duke iu referuar kështu një cunami shkatërrues që ka goditur Japoninë në vitin 2011.

Por, shtoi ai, tema e tyre tani do të jetë: “Lojërat që mposhtën COVID-in, drita në fund të tunelit”.

Në korrik, shefi ekzekutiv i Tokio 2020, Toshiro Muto, ka thënë se është e mundur që Lojërat të mbahen me një audiencë të “kufizuar”, pasi ata duan ta shmangin mundësinë që të mos ketë fare spektatorë.

Ka qenë e planifikuar që më shumë se 11,000 atletë nga rreth 200 vende të botës të marrin pjesë në Lojërat 2020.

Nuk është ende e qartë se si mund të ndikojnë kufizimet e udhëtimit në pjesëmarrjen e tyre, pasi kufijtë e Japonisë aktualisht janë të mbyllur për vizitorët e huaj./REL


Të fundit

Mitsotakis i kërkon falje popullit grek: 500 milionë euro ndihmë për të prekurit nga zjarret

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis njoftoi sot një paketë ndihme financiare në vlerë prej 500 milionë eurosh për të prekurit...

E trishtë/ I moshuari ndihmonte në shuarjen e flakëve, asfiksohet dhe ndërron jetë

Një 70-vjeçar i cili po kontribuonte vullnetarisht në fikjen e flakëve në Fokida të Greqisë ka humbur jetën. Ai po ndihmonte zjarrfikësit që të krijonin...

Aksidentohet makina në Vlorë, plagoset 21-vjeçari

Një 21 vjeçar është plagosur pasditen e kësaj të hëne në një aksident rrugor që ka ndodhur në Vlorë. Policia bën me dije se ngjarja...

Atmosferë e zjarrtë në Francë/  Qindra tifozë ‘pushtojnë’ aeroportin e Parisit në pritje të Lionel Messit

Pa mbërritur ende Lionel Messi në aeroportin e Parisit, fansat janë mbledhur duke festuar ardhjen e yllit të futbollit. Ekipi i Paris Saint-Germain do të...

Bjellorusi/ Vrasja e disidentit, Lukashenko: Për ne, ai ka qenë askushi

Lideri autoritar në Bjellorusi Aleksander Lukashenko, ka mohuar pretendimet se shërbimet e tij të sigurisë kanë qenë të përfshira në vdekjen e disidentit Vitaly...

Lajme të tjera

Web TV