“Më kanë rrëmbyer djalin”, gruaja e pastrehë bën denoncimin: E di kush e ka marrë, i japin heroinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grua e pastrehë ka bërë një denoncim në polici duke thënë se i kanë rrëmbyer djalin e saj 13-vjeçar.

Gruaja me inicialet B.M. është nga qyteti i Fierit dhe jeton duke lypur në rrugë. 49-vjeçarja ka treguar se i ka humbur i biri 13 vjeç, O.M dhe për këtë çështje kërkon ndërhyrjen e policisë.

Gruaja kallëzoi pranë komisariatin numër tre në Tiranë humbjen e të birit që sipas saj me shumë mundësi ia kanë marrë për ta shfrytëzuar për lypje.

“Dyshoj që fëmijën tim ma përdorin për lypje dhe për vjedhje lekësh, telefonash, biçikletash në disa qytete si Fier, Durrës, Elbasan dhe në plazh”, bëhet me dije se gruaja ka kryer hetimet e saj pasi fëmija ka pesë muaj që nuk gjendet dhe e ëma nuk ka asnjë adresë.

“Personi që e ka marrë quhet V. K, ai pi të kuqe dhe tim biri i jep heroinë”, shton në denoncim nëna nga Fieri e cila jeton si e pastrehë në kryeqytet. Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Para apo pas ngrënies, kur është koha e duhur për të pirë ujë

Trupi i njeriut humbet ujë çdo moment, madje edhe nëpërmjet frymës. Rrjedhimisht, pirja e ujit është e një rëndësie...

Konfirmohet sezoni i dytë i “Ferma VIP”, cilët janë konkurrentët?

“Ferma Vip” do të hapë dyert sërish për një sezon të dytë plot aventura dhe sfida. Vetë faqja zyrtare e reality show-t në Instagram ka...

Erdogan, Imamoglu dhe “demokracia” turke

Arrestimi i Ekrem Imamoglu, një "grusht shteti politik" dhe "sulltanati" i Rexhep Tajip Erdogan në Turqinë moderne. “Po goditet vullneti i popullit”, “jemi përballë një...

Ky është lumi më i ndotur në Europë

Një studim i Universitetit të Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar, që ka analizuar 258 lumenj në mbarë botën dhe ka treguar se një në...

Cilët janë sektorët më të targetuar nga sulmet kibernetike?

Kjo është Java Globale e Parasë. Këtë vit, slogani është “Ndiq me mençuri, begati në ardhmëri”. Në fokus është mbrojtja nga keqbërësit dhe vjedhja...

Lajme të tjera

Web TV