Policia e kryeqytetit ka zbuluar një bazë prostitucioni në Tiranë, e cila ushtrohej në një qendër masazharie.
Zbulimi është bërë i mundur falë një agjenti të autorizuar nga prokuroria për të kryer veprime stimuluese, si masazhi dhe kryerja e marrëdhënieve seksuale me vajzat. Pas zbulimit të rastit, prokuroria procedoi dhe mori të pandehur pronarin e qendrës së masazherisë Mentor. M dhe Anila. D, por në fund të gjykimit, u deklarua fajtore vetëm Anila. D me 2 muaj burg për akuzën e “Prostitucionit” ndërsa Mentor. M, u deklarua i pafajshëm.
Në datën 1 qershor 2018, rreth orës 19:00, në këtë qendër estetike është futur për të bërë masazh, personi me inicialet A.H, i autorizuar nga prokurori, për kryerjen e veprimeve simuluese. Masazhi i tij, është kryer nga e pandehura Anila.D dhe personi i autorizuar ka regjistruar gjithë komunikimin “audio” që ka patur me të. Nga tërësia e komunikimit midis tyre, rezulton qartë se e pandehura Anila D., kundrejt një pagese i ka ofruar personit të autorizuar nga prokuroria, shërbimin seksual të “seksit gojor”, të cilin më pas e ka realizuar plotësisht.
Gjithashtu nga biseda ndërmjet tyre rezulton ndër të tjera se e pandehura është pyetur nga personi me inicialet A.H, në lidhje me pagesën e masazhit dhe ajo i është përgjigjur se kushton 3.000 lekë/orë, se pagesa kryej po tek ajo. Pasi ai i ka bërë me dije se dëshironte t’i linte një kafe, pra pagesë shtesë përveç tarifës së masazhit, ajo i është përgjigjur se kur lë më shumë lekë tek recepsioni, thonë pse ky ja jep këto lekë, pse lë më shumë, ndaj klientët pagesat i lënë gjithmonë në dhoma. Ka.Li/fjala.al