Nga data 14 shtator, nuk d të jenë të mundura takimet me më shumë persona.
Lajmin e ka bërë publik Boris Johnson.
Sipas tij, vendimi vlen si për vendet e hapura ashtu edhe ato të mbyllura.
Nga ky vendim, bëjnë përjashtim shkollat dhe vendet e punës, mirëpo nuk përfshihen as restorantet dhe as pubet.
Duke qenë se ka pasur raste në rritje ditët e fundit, sipas Johnson masat janë bërë tejet të nevojshme. Ato do të jenë të vlefshme vetëm në Angli dhe jo në vendet e tjera të Mbretërisë së Bashkuar.
Gjithashtu, përjashtim nga këto masa do të bëjnë edhe funeralet, dasmat dhe sportet në skuadër.
Të gjithë personat që shkelin rregullat, do të dënohen me gjoba nga 100 deri në 3200 paund./Er.Ke/Fjala.al/